BallinaAktualitet"Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve!", Bujar Leskaj: Sot kërkoj falje ndaj tyre! Politika...

“Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve!”, Bujar Leskaj: Sot kërkoj falje ndaj tyre! Politika të reflektojë për të ndalur SHPOPULLIMIN E SHQIPËRISË!

spot_img
Nga Bujar Leskaj
18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve!
Sot është dita e emigrantëve!
Është dita e historisë së dhimbshme të kombit tonë, sidomos këto tre dekadat e fundit; është historia e çdo familjeje shqiptare; historia e mijëra të rinjve; e qindra, mijëra burrave e grave, e qindra mijëra prindërve të vetëm! Është historia e shpopullimit të Shqipërisë!
Është dita e mbi 1.4 milionë shqiptarëve anembanë botës, nga të cilët rreth 700.000 janë larguar gjatë 9 viteve të qeverisjes së këtij sekti!
Sot është dita e atyre, që, të lumtur nga sukseset dhe përparimi i Shqipërisë, po largohen nga sytë këmbët, me kamiona, gomone e çfarë të munden nga Parajsa e Propagandës dhe Shëmtia e Realitetit!
Sot, është dita për të falenderuar të gjithë emigrantët shqiptarë që nuk rreshtën kurrë së dashuri, nderuari, menduari e ndihmuari Shqipërinë, pavarësisht se Shqipëria ka bërë aq pak për ta!
Sot, është edhe dita për të kërkuar falje ndaj tyre, që nuk u dhamë mundësi për të ndërtuar jetën e të ardhmen e tyre e të fëmijëve të tyre këtu, në Shqipëri.
Sot si politikan ndiej pezmatim teksa shikoj që gati 40% e popullit tonë, emigrantët shqiptarë nuk dëgjohen, nuk përfaqësohen në politikën e jetën shqiptare.
Sot kërkoj falje ndaj tyre!
Apeli im është që politika të reflektojë me shpejtësi, përgjegjshmëri, maturi dhe vizion për të ndalur këtë fatkeqësi kombëtare: SHPOPULLIMIN E SHQIPËRISË!
P.S. pikturë e piktorit të njohur vlonjat Agim Sulaj
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular