Dy shqiptarë të Kosovës kanë gjetur vdekjen tragjikisht në një aksident të rëndë në Gjermani. Lajmi bëhet me dije nga mediat gjermane dhe identiteti i viktimave është konfirmuar dhe nga Shoqata Hamunitare Dardania Wiesbaden në rrjetet sociale. Mësohet se dy shqiptarët janë aksidentuar nga një tren teksa ata ishin duke kaluar shinat e trenit. Shqiptarët që gjetën vdekjen janë Admir Seta (40 vjeç) i cili la pas gruan dhe katër fëmijë të mitur, si dhe Leutrim Hyseni (31 vjeç).
Sipas zëdhënësit të policisë gjermane, në afërsi të vendit të aksidentit ka një shteg, i cili përdoret shpesh nga qytetarët për të kaluar nëpër shina.
NJOFTIMI
Aksident tragjik
Wiesbaden 16.12.2022
Sot, në orët e mbrëmjes sipas policis federale, në Wiesbaden ndodhi një aksident tragjik ku një tren goditi dy udhëtar të cilët ishin duke kaluar shinat e trenit.
Me këte rast vdiqen dy bashkëatdhetar:
Admir Seta(40 vjeç) dhe
Leutrim Hyseni(31 vjeç)
Admiri la gruan dhe 4 fëmij të mitur.
Kryesia e Shoqatës ju shpreh ngushëllime familjeve që humben më të dashurit e tyre,