BallinaKryesoreFOTOT/Nga shoqja e Uanda Narës te modelja e tatuazheve, Argjentinë-Francë do të...

FOTOT/Nga shoqja e Uanda Narës te modelja e tatuazheve, Argjentinë-Francë do të jetë dhe një betejë… të dashurash

Argjentina dhe Franca do të ndeshen me njëra-tjetrën në “Lusail” për trofeun e Kupës së Botës dhe një vëmendje të madhe priten ta marrin dhe të dashurat ose bashkëshortet e lojtarëve në shkallët e stadiumit.

Martina Stosel

Ylli i muzikës POP dhe aktorja e njohur Martina Stosel është e dashura e Rodrigo De Pol. Mesfushori argjentinas duket se është në një lidhje me këngëtaren prej një kohe jo shumë të gjatë, por ajo pritet që të jetë në stadium për të mbështetur kombëtaren e saj dhe gjithashtu lojtarin që i ka rrëmbyer zemrën.

Zoi Kristofoli

Modelja e pasionuar pas tatuazheve, Zoi Kristofoli, e cila është prej kohësh në një lidhje me mbrojtësin e “Gjelave”, Teo Hernandez, gjithashtu pritet të jetë në stadium për të mbështetur të dashurin e tij. ata prej kohësh janë në një lidhje me njëri-tjetrin dhe gjithashtu kanë e një fëmijë bashkë.

 

Antonela Rokuzo

Bashkëshortja e Leo Mesit, Antonela Rokuzo, gjithashtu nuk mund të mungojë në “Lusail” për të ndjekur sfidën e fundit të njeriut të saj të zemrës në Botëror, për të cilin shpreson që ta ngrejë në qiellin e Dohas.

Roze Bertram

Modelja belge, e cila përflitet se është në një lidhje me yllin e Francës, Kilië Mbape, gjithashtu thuhet se mund të jetë në stadium për të mbështetur “Gjelat”.

Agustina Gandolfo

Modelja 26-vjeçare është e dashura e sulmuesit të Argjentinës, Lautaro Martinez. Ata janë njohur me njëri-tjetrin pas një prezantimi të bërë nga Uanda Nara, e cila është shoqe prej kohësh me Gandolfon. Çifti prej kohësh është në një lidhje dashurie dhe modelja pritet të jetë sërish në stadium, edhe pse së fundmi u raportua se kishte një problem shëndetësor.

Mae Guenduzi

22-vjeçarja është bashkëshortja e mesfushorit të “Gjelave”, Mateo Guenduzi, të cilët janë në një lidhje prej 3 vitesh dhe së bashku kanë një fëmijë. Mae pritet të jetë sot në shkallët e “Lusail” dhe të mbështesë Francën, edhe pse mesfushori pritet të mos luajë.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular