BallinaAktualitetJavën e ardhshme vjen Anticikloni Afrikan, në mesditë temperatura të larta! Ja...

Javën e ardhshme vjen Anticikloni Afrikan, në mesditë temperatura të larta! Ja si parashikohet moti në ditët në vijim

Pas disa kohësh me mot të vranët dhe reshje shiu të dendura mbi vendin tonë tashmë ndryshon “tabloja” meteorologjike. Sipas Shërbimit Meterologjik Shqiptar në javën që vjen pritet Anticikloni Afrikan, i cili do të përshkrojë Ballkanin, por edhe një pjesë të Evropës qendrore.

“Ky depërtim i pazakontë ose i rrallëhershëm nuk do të sjellë mot “përvëlues”, sic është e zakonshme në stinën e verës, por padyshim mot të kthjellët dhe temperatura relativisht pak grad më lartë se të zakonshmet e dimrit (vetëm vlerat e mesditës).

Në këtë mënyrë për të gjithë javën moti parashikohet i kthjellë në të gjithë territorin si dhe vranësira të paka kalimtare në relievet malore në lindje. Karakteristike për këtë javë do të jetë gjithashtu edhe mjegulla e dendur ose mjegullina në zonat luginore dhe ato fushore”, thuhet në njoftim.

Temperaturat në vlerat minimale parashikohen me rënie madje në disa vende edhe në vlera negative ndërsa ato të mesditës parashikohen nga 6°C në relievet malore deri dhe në 17°C në ato të mesditës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular