BallinaKronike“Përgjaket” Athina, vritet një shqiptar dhe plagosen dy persona të tjerë, detajet...

“Përgjaket” Athina, vritet një shqiptar dhe plagosen dy persona të tjerë, detajet e para

spot_img

Një shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një shkëmbimi zjarri në Greqi. Mediat greke raportojnë se një person ka hapur zjarr jashtë ambienteve të një lokali në Nea Smyrni, në Athinë.

Në lidhje me dinamikën e ngjarjes, mediat lokale raportojnë se viktima ishte i ulur në një nga tavolinat me një mikun e tij, ndërkohë që autori ka qëlluar rreth 5 herë drejt tyre me armë zjarri. Dy prej plumbave e kanë goditur viktimën në kokë, ndërsa si pasojë e ngjarjes raportohet të jenë plagosur dy persona, miku i viktimës dhe një grua e cila ishte e ulur në një nga tavolinat e lokalit.

 

 

Autori mbante një maskë për të mos u identifikuar, ndërkohë që policia bën me dije se në vendngjarje janë gjetur tre gëzhoja 9 mm.

Mediat greke raportojnë se dyshimet e para janë ato të larjes së hesapeve.

Sa i përket gjendjes të të plagosurve, shoku i viktimës është qëlluar në zonën e kraharorit, ndërsa gruaja ka plagë në zonën  e barkut.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular