E gjithë Argjentina ka dalë në rrugë sot për të festuar Kupën e Botës. Dhe shifrat e publikuara nga policia argjentinase, konfirmojnë se aktualisht në Buenos Aires, ku prej dy orësh ka nisur udhëtimi i autobusit që çon kampionët në sheshin kryesor të qytetit
Meqë sot është shpallur ditë pushimi kombëtar në Argjentinë, njerëz nga të gjithë qytetet, që në mëngjes kanë udhëtuar drejt Buenos Aires për t’u bërë pjesë e festës. Ata kanë pushtuar që në orët e para sheshin e obeliskut të famshëm ku do të ndalet në fund autobusi i kampionëve të Botës, duke zënë vendet ndërsa pak nga pak është mbushur çdo rrugë që të çon në shesh. Një situatë që për çështje sigurie ka detyruar policinë t’u heqë njerëzve valët e celularëve në këtë zonë të qytetit.
Kështu, janë bllokuar rrugë, apo edhe autostrada të tëra nga njerëzit në këmbë, me policinë që konfirmon se në rrugët e Buenos Aires tashmë është kaluar shifra e 5 milionë njerëzve që kanë dalë të përshëndetin Mesi & Co, për një festë që padyshim do të jetë e paharrueshme.