44 FOTOT/Hotel-Restorant “Panorama” histori suksesi, aty ku duhet të shkoni patjetër dhe investitori guximtar Kujtim Dervishi

0
3033

Shqiptarët janë popull shumë punëtorë. E kanë treguar këtë qoftë në trojet e tyre etnike dhe kudo që iu ka shkelur këmba! Kanë spikatur dukshëm dhe janë sot histori suksesi në Shqipëri apo Diasporë. Në rrethana caktuara, përballë vështirësive të llojeve të ndryshme, ia kanë dalë të jenë shembull pozitiv, duke sfiduar çdo pengesë dhe qenë krenari shqiptare në aktivitetin e tyre.
Njëri prej tyre, një punonjës i devotshëm dhe i ndershëm në diktaturë pas rënies së regjimit komunist guxoi të lërë punën duke qenë shofer në Ministrinë e Brendshme menjëherë pas rrezimit të diktaturës për ta ushtruar të njëjtin aktivitet në privat e më pas duke patur nuhatjen për të ushtruar biznes në një tjetër fushë, si dhe guximin për të vepruar shpejt duke qenë ndër pionierët e parë të biznesit në Tiranë. Sot pa frikë ai mund të konsiderohet si histori suksesi, i rritur shëndetshëm në atë çfarë ka arritur nga viti në vit.
Quhet Kujtim Dervishi! Eshtë administrator dhe pronar i Hotel Panorama në Parkun Kombëtar të Dajtit një bujtinë në fushën e Agrobiznesit në Tiranë, një nga hotelet së bashku me restorantin është kthyer në oaz jo vetëm për banorët e Tiranës, por dhe të huajt ata me qëndrim të përkohshëm si ambasadorë apo zyrtarë të tjerë të organizmave ndërkombëtare në vend si dhe shoqata, por edhe turistët që vijnë në kryeqytetin shqiptarë!.
Kur themi ishte një ndër pionerët e parë, kemi parasysh faktin që Kujtim Dervishi shpejt iu bashkëngjit ekonomisë private duke ushtruar fillimisht atë profesion që kishte, e më pas për t’u zgjeruar në restorante dhe hotele! Teksa flet me të, Kujtimi në mënyrë telegrafike nuk harron asgjë nga ato momente të vështira të jetës së tij, ato vite sfidë me vetveten për të realizuar idetë të cilat sot e kanë sjellë në këtë pikë që të konsiderohet pa frikë një pionier i biznesit dhe turizmit shqiptar!
Kujtimi kujton momentin kur një shqiptar nga Kosova solli dhe vuri ca makina në shërbim të turizmit shqiptar në bashkëpunim me shtetin, Fran Kadria quhej. I vuri taksitë në çdo hotel dhe kjo ishte kompania e parë e taksive në me aksione shteti dhe privatin. Një nga taksitë në mesin e vitit 1991 e zotëronte edhe Kujtimi. Pas 1 viti, kur qeveria iua hoqi taksitë hoteleve pasi do të iua kalonte makinat deputetëve, ishte Agron Musaraj ai që u vuri gishtin makinës së tij dhe kur e ka pyetur dhe mori vesh ku kishte punuar i kishte kërkuar të shkonte të punonte sërish më të si shofer deputeti! Edhe pse është bërë ministër, Kujtimi nuk ka shkuar të punoi më të, por i dha të vëllanë sikurse dhe një vëlla tjetër punonte shofer i Tritan Shehut. Kujtimi nuk do t’i ndahej punës së tij, asaj që dinte të bënte më mirë. Ai bleu një makinë tjetër dhe punoi taksi si privat ku punonte shumë dhe fitonte sepse shumë nga klientët ishin të huaj. Tirana nuk kishte taksi deri në 1994 dhe ky ishte avantazhi i Kujtim Dervishit. Madje Kujtimi mundi të krijonte një kompani me 10 taksi, kishte ngritur një kioskë përballë hotel Tiranës si dhe kishte lidhur marrëveshje me 15 katëshin që kishte Italian administratorin.
Ideja për vendin ku do ngrihej Hotel-Restorant “Panorama lindi nga dy turiste daneze!
E kishte menduar dhe bluar në kokë për të ngritur një restorant, por i pavendosur se ku do ta mundësonte. Gjatë kohë së ushtrimit të profesionit të taksistit, Kujtimi çoi në Dajt dy turiste daneze. Teksa ata po eksploronin zonën, pikërisht në vendin ky ai ka ngritur restorantin dhe hotelin ata i kanë thënë Kujtimit: -“Lum ai që do bëj një biznes këtu!”. Kjo ishte një shtysë e fortë për Kujtim Dervishin për ta realizuar. Brenda vetes kishte guximin edhe pse ndoshta skepticizmi ishte se si mund të ngrije një restorant në Dajt, atje ku nuk kishte fare aktivitet privat dhe ishte larg nga qendra e kryeqytetit si dhe mungonte infrastruktura. E kështu Kujtimi ia ka nisur punës pa vonuar. Pas kontaktit me një mik të tij jurist si dhe një aritekt i cili ka bërë projektin e muzeut të Krujës, ndryshe nga sa mendonte Kujtimi anës rrugës, ata i sugjeruan që restoranti duhej ngritur rrëzë shkëmbit. I duhej një ndërtues e për këtë kontaktoi ndërtuesin Dine Fratarin për ta pyetur dhe marr nga eksperienca pasi nuk kishtë as lekë shumë. Dine Fratati i kishte sugjeruar që nuk të shkon të bësh me gur ndërtimin, por me dru duke i rekomanduar ku do të shkonte. Kishte ardhur një investitor nga Finlanda që ushtronte aktivitetin e shitjes së shtëpive të drurit dhe pasi Kujtimi e ka kontaktuar, ku ai e ka ndihmuar me shtëpi druri me shumë seç e mendonte z.Dervishi duke i lënë një afat pagese në kohë për shlyerje.
E kështu investitori guximtar Kujtim Dervishi do të ndërtonte një restorant 56 metra katror dhe 4 shtëpiza të vogla druri. Pra, ishte ngritur një investim, ishin hedhur paratë në pritje të arritjes së suksesit, bëhet fjalë për vite të vështira! Shpejt, ky investim do ta justifikonte shpenzimin dhe do t’i sillte të ardhur investitorit duke rrëzuar skeptikët. Dukej qartë që ideja e Kujtimit rezultoi e suksesshme. Madje, kur Kujtimi kishte nisur procedurat ligjore për të ngritur restorantin, duke qenë dhe Park Kombëtar, kur ish-kryeministri Meksi ishte vënë në dijeni menjëherë kishte dhënë autorizimin duke pohuar: – ”Po, le ta bëjë, sepse në Dajt akoma shkojnë njerëzit me bukë me vete mbështjellë me gazetë”. Ishte koha kur nuk kishte asnjë restorant.
Zgjerimi i aktivitetit dhe personalitetet që e kanë frekuentuar Hotel-Restorant Panorama
Prej kohës së ngritjes se investimit në Dajt, veç vështirësive të fillimit në vitet 1995-1997 restorant “Panorama” do kishte një punë të mirë. Viti 1997, do të ishte i vështirë ku jo vetëm që puna kishte rënë, por Kujtim Dervishit i është dashur ta mbroj investimin e tij duke rrezikuar edhe veten. Sakrifica ka qenë e madhe pasi kjo pasiguri ka çuar dhe deri në grabitjen e tij që për fat gjithçka shkoi pa dëm! “E vështirë ka qenë viti 1997 ku flinin aty me turne dhe me armë në dritare! Ishte e vështirë, por ia kemi dal fal dhe njohjeve ku dhe jam grabitur duke qenë banor zone dhe problematik sepse sapo kishin dal nga burgjet”- thotë Kujtim Dervishi. E kjo situatë ishte e vështirë deri në vitin 2000, kur Kujtim Dervishi me guximin që e karakterizonte mori një tjetër hov duke realizuar zgjerimin e aktivitetit fal bashkëpunimit me arkitektë dhe kur e hapi për herë të dytë lokalin sërish pati një bum të madh aktiviteti.
Në biznesin e Kujtim Dervishit Hotel-Restorant “Panorama”, jo për njohjet e tij, por për gastronominë e dhe pozicionin e shkëlqyer të vendndodhjes, pastërtinë, cilësinë e jashtëzakonshme të shërbimit dhe punës së palodhur kanë drekuar thuajse të gjitha personalitete vendase; kryeministra dhe presidentë, ministra, por dhe ambasadorët e akredituar në Shqipëri ndër vite, personalitete nga Kosova etj! Restoranti është kthyer në një shtëpi pritje për personalitete dhe turistë elitarë në Tiranë dhe ka qenë dhe është si pikë referimi për ta. Këtë e pranon edhe vet Kujtimi teksa thotë se : -“Në dyert e ambasadeve e kisha të lehtë merrja vizën në çdo kohë nuk kisha refuzim. Edhe kur nuk me njihin sapo përmendja emrin e biznesit, përfaqësuesit e ambasadave ndiheshin si në shtëpinë e  tyre pasi ishin familjarizuar më të. Ftohesha në çdo festë ambasadash. Kur mora vizë për herë të parë në ambasën  e SHBA, konsulli pasi më pyeti dhe mori përgjigjie, e la menjëherë stilikapsin kur kuptoj se isha pronar i Hotel-Restorant “Panorama” duke më dhënë menjëherë vizën 1-vjeçare”. Përpos punës së jashtëzakonshme që ka bërë duke i qëndruar tek koka investimit për të arritur në këtë sukses, Kujtim Dervishi është mirënjohës dhe për ndihmën e miqve, teksa të thotë se në fillimet e tij një mik i tij nga Maqedonia e ndihmoi me 30 mijë marka, kurse kur ka bërë zgjerimin e biznesit ai përkundër mendimit të familjarëve ka shitur shtëpinë dhe ato para i ka investuar, por që sot gjithçka ia ka vlejtur.
Hotel-Restorant “Panorama” aty ku duhet të shkoni patjetër dhe nevojat që ka zona
Sot Hotel-Restorant Panorama përveç një restoranti të jashtëzakonshëm me një gastronomi të pasur ka dhe 10 dhoma ku mund të flenë turistët! Në këtë biznes janë të angazhuar dhe familjarët, por edhe të punësuar të tjerë ku minimum 10 veta kanë ushqyer familjet nga ky biznes agroturizëm.
“Im bir u rrit aty të bujtina dhe menaxhon në fundjavë se bashku me vajzën. Djali punon në Ministrinë e Financave, ndërsa vajza është pedagoge e Gjermanishtes. Në fundjavë të gjithë jemi aty kryesisht”- thotë Kujtim Dervishi! Një tjetër periudhë e vështirë për Bujtinën ishte ajo e Pandemisë Covid 19. Biznesi qëndroi i mbyllur rreth dy muaj deri më marrjen e masave të duhura duke e mbajtur hapur dhe respektuar rregullat!
Si pronar i një Bujtine në fushën e Agroturizmit, Kujtim Dervishi apelon që në Dajt duhet të vihet dorë. Këtë gjë e ka kërkuar prej vitesh, në mënyrë sistematike, por ende nuk janë kryer ato investime që do t’i jepnin një tjetër zhvillim zonës.
“Dajti është atraksion turistik, nuk vihet vetëm të bukë! Nevojitet fusha sporti, rrugë biçikletash, për kalimtarë, lodra për fëmijë etj. Duhet që rruga të jetë ndriçuar, të rregullohet aksi i rrugës që të çon të Kalaja e Dajtit ku dhe të huajt që vinë nuk dinë nga të shkojnë. Dajti ka antenën dhe nuk i lejojnë të shkojnë. Eshtë një shëtitore e asfaltuar që mund të përdoret për turistët ta vizitojnë sepse aktualisht nuk lejohet sepse quhet zonë ushtarake! Janë vilat e luftës nën tokë dhe mbi tokë ku gjasmë do komandohej lufta nëse do ndodhte, ku diktatori asnjëherë nuk ka shkelur në to” – thotë administrator i Hotel Restorant “Panorama” dhe Kryetari i Shoqatës së Bar-Restoranteve Kujtim Dervishi i cili mbetet me shpresë që këto kërkesa do të merren parasysh pasi iu janë bërë prezente institucioneve si bashkisë së Tiranës ashtu edhe qeverisë dhe ata kanë shprehur angazhimin e tyre.
Përkundër kërkesave ndaj institucioneve, është I pari Kujtim Dervishi jep shembullin dhe vet duke të kontribuar, teksa ka marrë me qera tokë nga AKMZ 10 mijë metra katror tokë për 5 vjet dhe së shpejti do bëhen 10 vjet. Në këtë hapësirë ka shtruar tavolina në pyll për njerëzit ku njerëzit mund të bëjnë kamping, të hanë ushqimet që marrin me vete dhe nuk kanë mundësi të konsumojnë në restorantet e zonës!”. Bujtina e çmuar e Tiranës, Hotel-Restorant “Panorama” është dekoruar nga Presidenti i Republikës si dhe ka marr dhe 3 çmime për cilësinë në Paris. Zoti Kujtim Dervishi është këshilltar pranë Ministrisë së Turizmit për biznesin privat si dhe është kryetar i Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave të Shqipërisë. Autor: Mina HYSA