Nga Bujar Leskaj
Vlorën edhe Vlorën, thelp e kam në zemër
Vlorën edhe Vlorën, thelp e kam në zemër
Ditën e kam dritë, natën e kam ëndërr!…
56 vite më parë, në 20 dhjetor 1966, poeti, atdhetari, politikani dhe diplomati shqiptar, Ali Asllani, kaloi në përjetësi.
Autor i poemës së famshme “Hakërrima”, Ali Asllani, do të mbahet mend dhe do të hyjë në histori si poeti i shumë këngëve të njohura, ndërmjet të cilave: “Kënga e Luftës së Vlorës”, etj, etj.
Ali Asllani lindi në Vajzë të Vlorës më 28 nëntor 1884.
Në 1898, Ali Asllani, studion në gjimnazin “Zosimea” të Janinës.
Fillon studimet për mjekësi në Stamboll, për t’i lënë pas një viti.
Me ndihmën e Ismail Qemal Vlorës dhe Mulla Xhaferr Drashovicës fillon studimet në Institutin e Lartë Administrativ “Mülkiye” në Stamboll, ku u diplomua më 1906.
Pas shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemal Vlora, i besoi detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës të Këshillit të Ministrave, ku qëndroi deri më 22 janar të vitit 1914.
Nga 20 dhjetori i vitit 1918 gjer më 5 nëntor të vitit 1920 ishte kryetar i Bashkisë së Vlorës. Më 1934 përsëri është kryetar i Bashkisë së Vlorës deri në prag të pushtimit fashist 1939.
Pas çlirimit të Shqipërisë nga forcat fashiste do të jetë ndër të parët themelues të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.