Prej vitesh KAPPA Oil, është e përfshirë në importimin, prodhimin dhe tregtimin e një gamë të gjerë të lubrifikantëve me cilësi të lartë për makinat e pasagjerëve, kamionët e lehtë dhe të rëndë, makineritë bujqësore, pajisjet e minierave dhe të ndërtimit të rrugëve, makineritë industriale etj. Kappa OIL tregton filtra, bateri dhe pajisje të tjera për automjetet dhe ka miratime nga të gjithë markat e makinave të mëdha Evropiane.
Në këtë moment historik dhe të rëndësishëm të 30 vjetorit të themelimit te tyre, në një event festiv, kompania Kappa Oil festoi së bashku me partnere te aktivitetit te tyre, me miq te shumte, me punonjësit, klientët besnikë, të cilët kanë kontribuar dhe mbështetur me përkushtim dhe entuziazëm suksesin e aktivitetit të Kappa Oil.
Ne këtë moment historik te kompanisë, presidenti i “Kappa Oil”, Krenar Lasko tregon se si kompania është rritur ne 30 vite dhe ka arritur suksesin jo vetëm ne Shqipëri, por edhe jashtë vendit.
“Në tregun e lubrifikantëve, kompania Kappa Oil mbulon 42% të nevojave që ka vendi sot. Njëkohësisht është aktive me ofrimin e baterive, filtrave për automjete dhe tapiceritë dhe moketet e automjeteve. Këto të fundit prodhohen në fabrikën e Kappa Oil, ku rreth 87% e prodhimit është për eksport. Tregjet ku eksporton tapete dhe mokete janë vende evropiane, Sllovenia, Italia, Gjermania e deri në Afrikë.Eksportet kanë pasur ecuri pozitive dhe fokusi i Kappa Oil është në këtë drejtim duke bere të njohur markën në tregje të huaja, kryesisht nëpërmjet panaireve të rëndësishme”, tha ai.