U mbajt promovimi i librit të dr Dritan Abazoviq (20.12.2022)
Mbas botimit dhe promovimit te suksesshëm të edicionit anglez të librit “A critique of global ethics” të dr Dritan Abazoviq në universitete të ndryshme prestigjoze Perendimore, u promovua edhe edicioni malazez i librit në Podgoricë me nje audiencë mbi 700 personash.
Librin në fjalë e botoi shtëpia botuese prestigjoze “Nova Knjiga” nën titullin “Kritika globalne etike” (Kritikë e etikës globale). Libri fillon me parathënien e prof. Dr Artan Fugës, anëtarë i Akademise së shkencave të Shqiperise; duke vijuar me reçensionin e prof. Dr Vojin Rakiq, profesor ne Universitet te Beogradit, si dhe prof. Dr Oliver Feeney, nga Instituti për etikë dhe histori të mjekesisë praë Universitetit Tübingenu (Gjermani).
Në këtë punim shkencorë dr Dritan Abazoviq trajton problematikën e politikës dhe etikes, dhe detajisht analizon në kontekst historik temat komplekse aktuale – tema të cilat perfshijnë disciplina të ndryshme: historinë e ideve politike, filozofinë politike, sociologjinë, etikën, teologjinë, etj.
Pjesë e panelit ishin: Prof. dr Vojin Rakiq, Qendra per studimet bioetike, Beograd; Doc. dr Gojko Čelebić, diplomat dhe ligjerues ne Univeszitetin Donja Gorica;
Doc. dr Predrag Zenoviq, ligjerues ne Universitetin Donja Gorica; Mr. Semir Efendić, kryebashkiak i Novi Grad, Sarajeve; Mr. Predrag Ulareviq, drejtori i redaktori i shtepise botuese „Nova Knjiga“.