BallinaEkonomiDrejtori i kompanisë KRACO Sokol Kraja zhvilloi leksion të hapur me studentë...

Drejtori i kompanisë KRACO Sokol Kraja zhvilloi leksion të hapur me studentë dhe pedagogë në Universitetin Bujqësor të Tiranës

spot_img
spot_img
CEO i Kompanisë KRACO , Z. Sokol Kraja zhvilloi leksion të hapur me studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës për të treguar experiencën e tij në ngritjen e kompanisë KRACO dhe sfidat në tregun botëror të kësaj kompanie.
“KRACO ështe kompani lider në tregun shqiptar dhe një nga kompanitë e njohura ndërkombëtare në fushën e pijeve të ngrohta. Produktet e Kraco-s, tërësisht “Made in Albania” gjenden sot në supermarketet e Spanjës, Francës, Hollandës, Italisë, Greqisë, Kosovës dhe Maqedonisë e Veriut. Kjo falë standarteve të larta, proçedrave të rrepta dhe punonjësve të mrekullueshëm të nivelit ndërkombëtar që kompania jonë ka. Jemi Ambasador i mirë i Shqiperisë në tregjet e Bashkimit Europian. Grupi KRACO ka rreth 250 të punësuar të cilët trajnohen dhe vlerësoen në mënyre të vazhdueshme. Strategjia jonë është të krijojmë talente brënda kompanisë që të jenë të afte të përfaqësojnë Kraco-n në tregjet ndërkombëtare.”- tha Z. Kraja.
Me studentët u bashkëbisedua për drejtimet e formimit shkencor që janë të nevojshme sot, me aftësitë manaxheriale që kërkon tregu, për mënyren se si duhet të paraqiten në tregun e punës dhe të mos emigrojne jashtë vendit pasi tregu vendas ofron mundësi të pafundme për ata.
Studentet pyeten Z. Kraja se çfarë mundësishë punësimi ofron kompania KRACO, trajnimet që bën dhe mundësia e karrierës brënda kompanisë.
“KRACO është vendi i njerëzve qe e duan punën, që kanë formim të tillë që mund të perballin sfidat ndërkombëtare që Kraco ka çdo ditë” tha Z. Kraja.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular