BallinaOP EDFytyra institucionale e Republikës shpërfaqet vajtueshëm në fjalorin Kryeministror në një Parlament...

Fytyra institucionale e Republikës shpërfaqet vajtueshëm në fjalorin Kryeministror në një Parlament me mision instiucional të vjedhur

spot_img
spot_img
Nga Ardit Gjinali
Fytyra institucionale e Republikës shpërfaqet vajtueshëm në fjalorin Kryeministror në një Parlament me mision instiucional të vjedhur njëjtë si ndryshimi politik i ndalur përdhunshëm më 25 Prill 2021. Enturazhi qeverisës që etiketon opozitën zyrtare me shpoti mbi të quajturën “vulë” ka humbur të tillën vulë shtetërore në analet e ndyra të bashkëpunimeve të errëta gjithëfarësh me nëntokën që po zbraz tokën Shqiptare dhe po e kthen Shqipërinë në një vend të shkretuar me rini të larguar prej secilës mundësi të grabitur në regjimin e më shumë se 1000 ditëve….ditë të kthyera në netë të errëta që nuk ndriçohen nga shpifësia e dritave të gënjeshtërta festive që nuk ngrohin dot shqiptarin e zakonshëm që fërkon duart e ftohta, jo nga kënaqësia dhe as nga shpresa për një pritshmëri pozitive….i fërkon sepse ndjen ftohtësinë qeverisëse në secilin hap të një përditshmeje të trishtë dhe të zymtë që mbulohet nga ngjyrat e pushtetit vezullues që ka uzurpuar shumëçka….rreket të uzurpojë shpresën dhe të godasë në secilën kohë shpirtin e lirë të qytetarit pa qytet. E përditshmja e Shqipërisë së sotme nuk fton për trokitje gotash festive, duartrokitjesh të gënjeshtërta mbi paradën e sukseseve të një Shqipërie tjetër…thërret për secilin pjesëtar të familjes sonë politike që të mendojë me arsye të ftohtë dhe mendim të konsoliduar mbi fatet e opozitarizmit në Shqipëri, i tilli nuk mund të jetë barrikadë e palavdishme ndaj aleatëve tanë strategjikë përkatësisht SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Bashkimi Europian apo dhe ndaj Republikës së Turqisë…ne, të tillët që identifikohemi në këtë vend, me përkatësinë politike të së djathtës duhet që të qëndrojmë fortë tek vlerat tona tradicionale dhe etiketimet ndaj parardhësve tanë duhet të jenë kushtrimi për shumëkënd prej nesh që ti thërrasë logjikës së ftohtë dhe arsyes së shëndoshë.
Partia Demokratike mbajti sot një qëndrim shumë dinjitoz në sallën e Parlamentit përmes zotit Bardhi, një qëndrim i drejtë në dobi të interesit publik.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular