Pritjes së gjatë i erdhi fundi! Vllaznia e ka bërë më në fund “sefte” në grupet e Champions-it, duke shënuar golin e parë në duelin ndaj Realit të Madridit.
Një realizim historik që mban firmën e Megi Doçit. Në minutën e 5-të, ylli i Vllaznisë, i shtangu të gjithë, me një perlë nga goditja e dënimit, duke kaluar në avantazh të përkohshëm vajzat shkodrane.
Speciale ishte dhe festa e Megit, që nuk nguroi të kopjonte Kristiano Ronaldon. Në 5 ndeshjet e zhvilluara në grupe, Vllaznia, nuk kishte arritur të shënonte asnjë gol, teksa “mallkimin” e theu mbrëmjen e sotme ndaj Realit në Madrid. Për më tepër shikoni realizimin e Megi Doçit.
PANORAMASPORT.AL