BallinaKryesore“Votim i fshehtë për anëtarin e GJK”/ Alibeaj në Kuvend: PS kërkon...

“Votim i fshehtë për anëtarin e GJK”/ Alibeaj në Kuvend: PS kërkon të vendosë Ardian Dvoranin! Bardhi: Metodë mafioze zgjedhje

spot_img
spot_img

Votimi i anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese në Kuvend, ka hapur debat gjatë seancës së sotme parlamentare. Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se gjatë seancës është kërkuar të bëhet një votim i fshehtë me kuti për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese dhe për kreun e Avokatit të Popullit

Bardhi tha se kjo është një formë mafioze dhe korruptive për të votuar në fshehtësi anëtarin e GJK-së. Ndërsa deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se kjo bëhet me qëllim që Kuvendi të zgjedhë Ardian Dvoranin si anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese.

Për këtë, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka tha se është e përcaktuar në ligj që zgjedhja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, bëhet përmes votimit të fshehtë.

Bardhi: Sapo jemi informuar nga sekretariati i votimeve mbi procesin e votimit për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. Gr juaj parlamentar, sipas një skenari të njohur nga gr parlamentar i PD, ka propozuar që të bëhet një votim i fshehtë me 4 fletë votimi. Ne e dimë arsyen pse po propozoni një proces të tillë kaotik votimi, për dy nga institucionet më të rëndësishme, siç është GJK dhe Avokati i popullit. Kërkoj që si drejtuese, në efekt të vendimmarrjes së gr tonë parlamentar, nëse ky informacion i

Është apo jo i vërtetë. Shndërrimi i procesit të përzgjedhjes së anëtarit të GJK në një prioces mafuioz dhe korruptiv në Parlament, është akti më i rëndë. Çdo tentativë e juaja për të imponuar me forma duke lënë gjurmë se çfarë jeni duke bërë dhe në mënyrë antikushtetuese, do dështojë. Thirrja ime është tërhiquni sa nuk është vonë.

Na sqaroni për procedurat, që ne të kemi mundësi të paraqesim kërkesa proceduriale. Shndërrimi i procesit të përzgjedhjes së GJK në një proces mafioz, korruptiv, është akti më i rëndë që i ka ndodhur parlamentarizmit në këto vite

Alibeaj: Po ju kujtoj që pas 3 minutash, në orën 4 është njoftuar sekretariati për procedurat dhe votimet, dhe është thirrur për organizimin e votimit të fshehtë. Nuk mund të thoni tani që do bëhet më vonë. Është bërë kërkesa. Kërkohet të mblidhet tani, pa ardhur koha e votimit. Të mblidhet sekretariati dhe të përgatitet ajo që keni bërë ndërmend. Jua thashë dhe në komisionin e ligjeve, është në shkelje ligjore. Ja kërkova kryetares së komisionit. Ju vazhdoni edhe në komision, sepse doni të çoni njeriun tuaj, Ardian Dvorani. Po vazhdoni në seancë për të krijuar një katrahurë, për të çuar njeriun tuaj politik. Po shkelni këtë proces. Hiqni dorë. Jepni sqarimet siç u kërkua nga Bardhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular