Një avokat nga Omani i ka ofruar 1 milionë dollarë Lionel Messit për veshjen e veçantë që sheiku i Katarit i vendosi në ceremoninë e dorëzimit të Kupës së Botës.
Bisht quhet veshja që mbajti numri 10 në ceremoninë e dorëzimit të trofeut, e cila është mjaft e përhapur në Lindjen e Mesme dhe tregon statusin e ngritur të njeriut që e vesh.
Ahmed Al Barëani, avokat dhe anëtar i parlamentit të Omanit e ka bërë tashmë ofertën zyrtare dhe pret një përgjigje nga argjentinasi.