Çfarë ndodh me motin në fundjavë

0
336

Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin e motit në vend për fundjavën. Sot pasdite dhe nesër e gjatë gjithë fundjavës, nuk priten reshje në të gjitha qarqet e vendit. Sa i përket temperaturave, nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 8 / 15 °C; në vendet e ulëta: 5 / 15 °C’ ndërsa në vendet malore: 1 / 10 °C, ndërsa era pritet të jetë e lehtë. Megjithatë do të ketë edhe alternime vranësirash kalimtare. Për ditën e diel moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Përjashtim bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit.