Ka dështuar procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, pasi kandidaturat e Ledio Brahos dhe Altin Goxhaj, të mbështetura nga opozita, nuk kanë mundur të arrijnë kuorumin e votave të nevojshme.
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka bëri me dije se pas dështimit të zgjedhjes së Avokatit të Popullit, Kuvendi duhet të rihapë procesin.
“Në lidhje me votimin për Avokatin e Popullit, kanë marrë pjesë 80 deputetë, 71 deputetë kanë votuar kundër Ledio Braho, 3 pro dhe 70 kanë votuar kundër për Alitin Goxhaj. Duke qenë se nuk arrihet kuorumi , Kuvendi duhet të rihap procesin në lidhje me Avokatin e Popullit”, tha Bushka.