Sara dhe Luixhino nisin garën e natës së sotme gjysmëfinale me një ‘quickstep’.
Komentet nga juria ishin pozitive ndërsa vunë në dukje përmirësimin e Sarës nga javët e kaluara.
Sara zbuloi se kjo javë ka qenë e vështirë për të pas shqetësimeve me shëndetin
Kledi: Ishte shumë e këndshme, e rrjedhshme, çdo hap i lexuar mirë, ke përmirësime Sara, më pëlqeu.
Dalina: Më vjen inat që po mbaron Dancing, por më shumë më vjen keq që po mbaron për Sarën sepse që nga java e kaluar ke bërë përmirësime.
Sara dhe Luixhino u vlerësuan me 34 pikë nga juria.
Të gjithë konkurentët natën e sotme gjysmëfinale do të realizojnë nga dy kërcime./ Top Channel