Elsa Lila dhe këngën e saj “Evita” u shpallën fituese të edicionit 61 të “Festivalit të Këngës”, sipas votave të jurisë profesioniste. Vendin e dytë e zuri Albina Kelmendi, ndërkohë që në vend të tretë u rendit 2Farm
Një rikthim ky triumfues i Elsa Lilës pas 25 vitesh në festivalin e Këngës.
“Ndjej shumë në këtë moment dhe e kam të vështirë ta përmbledh këtë lëmsh dhe histori që më kthehet mbrapsht. E gjithë kjo ndodhi falë jush, falë dashurisë që më keni dhënë,” u shpreh këngëtarja.