Albina Kelmendi dhe familja e saj do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurosong 2023. Kjo pasi këngëtarja mundi të rrëmbente çmimin e publikut të Festivalit të 61 të Këngës.
Kënga fituese e Albina Kelmendit, “Duje”, kishte një mesazh të veçantë, pasi e vendoste theksin te rëndësia e familjes dhe kishte në qendër të subjektit një familje e cila shkatërrohet për shkak të problemeve të përditshme.
“Do ju përfaqësojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju falenderojmë pa fund”, kanë qenë fjalët e saj pas marrjes së cmimit ndërsa ka kënduar këngën bashkë me publikun.