Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një postim të tij ka kujtuar ndarjen nga jeta të një studenti të dhjetorit, Myftar Gjana
Basha shkruan në postimine tij se Myftar Gjana la pas pas një vepër frymëzuese, fryt i integritetit moral dhe një veprimtarie të pasur si poet, shkrimtar, përkthyes, botues dhe diplomat.
Statusi i plotë i Lulzim Bashës:
Sot në tre vjetorin e ndarjes nga jeta të studentit të dhjetorit dhe Pishtarit të Demokracisë Myftar Gjana, ndava momente të veçanta në një takim me familjarët e tij.
Protagonisti i Lëvizjes së Dhjetorit, ndonëse u nda para kohe nga familja dhe miqtë e tij, ka lënë pas një vepër frymëzuese, fryt i integritetit moral dhe një veprimtarie të pasur si poet, shkrimtar, përkthyes, botues dhe diplomat. E përkujtojmë sot me nderim dhe mirënjohje të thellë për rolin dhe kontributin e tij të pashlyeshëm.