Edhe java e fundit e Dhjetorit parashikohet të jetë e ngrohtë. Kështu ka deklaruar sinoptikanja Lajda Porja në News 24
Ajo tha se e gjithë java parashikohet me temperatura të ngrohta atipike për këtë periudhë të vitit.
“Edhe kjo javë e fundit e dhjetorit parashikohet të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët., Nuk priten reshje përfshirë këtu edhe natën e ndërrimit të viteve. Në fakt deri në enjten do të jetë vetëm me diell.
Pjesa e dytë e javës, do ketë më tepër vranësira, por do të jenë sërish ditë pa reshje. Sot ka pasur një rënie të lehtë te temperaturave. Por nuk ka pasur temperatura nën zero.
Gjithë java duke filluar nga sot deri të dielën parashikohet të ketë luhatje. Të dielën do të ketë temperature nga 19 gradë. Ndërsa kryeqyteti dhe ultësira perëndimore do të ketë temperatura 15-17 gradë”, deklaroi ajo.