BallinaKronikeSulmi kibernetik ndaj Shqipërisë/ Tre shtete i kthejnë përgjigje negative Prokurorisë dhe...

Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë/ Tre shtete i kthejnë përgjigje negative Prokurorisë dhe Policisë

spot_img
spot_img

Në kohën kur “Homeland Justice” tregon çdo jave se kush do të jetë objekti i radhës i sulmit kibernetik dhe më pas të nxjerrë të dhënat që duket që i posedon prej kohësh, hetuesit e sulmeve kanë marrë përgjigjet e para negative.

Pas SHISH dhe një banke të nivelit të dytë, sulmi kibernetik është përqendruar në publikimin e numrave të llogarive bankare, ndërkohë herë pas herë autoritetet janë të detyruara të dalin publikisht e të thonë se ata nuk kanë mundur të marrin të dhëna sensisitive.

Ndaj, edhe hetimin për sulmet kibernetike ndaj sistemeve të AKSHI-t dhe Policisë së Shtetit duket se nuk do e ndihmojë dot as bashkëpunimi me shtetet e huaja ku më herët Prokuroria e Tiranës ka dërguar letër-porosi. Në tre përgjigje të marra nëpërmjet oficerëve të kontaktit, shtete si Holanda, Danimarka apo edhe Singapori, i kanë thënë autoriteteve shqiptare se adresat e IP-ve të identifikuara nga ku ka ardhur sulmi janë të lëvizshme dhe për këtë arsye ato nuk mund të gjurmohen.

Prokuroria mbetet në pritje edhe të përgjigjeve nga 19 shtete të tjera, mes të cilave Kina, Anglia dhe Rusia, ku janë dërguar edhe vendimet gjyqësore për të bllokuar të gjitha rrjetet e komunikimit të hakerave. Ndërkohë, në Shqipëri hetimet janë përqendruar në përgjegjësinë institucionale në rastin e dy sulmeve kibernetike.

Prokuroria ka marrë në hetim 5 zyrtarë, me detyrë IT për “Shpërdorim detyre”, sipas të cilës duhet të kishin kërkuar raporte për mirëmbajtjen e sistemeve, megjithatë Gjykata e Apelit pak ditë më parë urdhëroi hetimin e tyre në gjendje të lirë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular