Vuçiç dhe shefi i shtabit të Përgjithshëm vizitojnë ushtrinë në Rashkë, do takohet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova

0
303

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç vizitoi anëtarë të Forcave të Armatosura në një garnizon në Raska së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsiloviç.

Përmes një postimi në instagram Vuçiç paralajmëroi se një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, por pa dhënë më shumë detaje.

Raska ndodhet midis Kralevës dhe Rashkës

Shumë faleminderit të gjithë ushtarëve, policëve dhe pjesëtarëve të BIA-s për guximin dhe përkushtimin e tyre në ruajtjen e interesave jetike të vendit tonë dhe mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe Metohi”, ka shkruar Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram ku publikoi dhe foto të përbashkët me gjeneralin Mojsilović.

Vuçiç ka urdhëruar dje që forcat e armatosura dhe njësitë policore të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake

Mediat serbe shkruajnë se mbrëmbjen e sotme presidenti, ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç, ambasadori i Serbisë në SHBA Marko Gjuriç dhe drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviç do të bisedojnë sonte me përfaqësues të serbëve nga veriu i Kosovës

Temë do të jetë gjendja aktuale në Kosovë dhe përkrahja e përpjekjeve të serbëve për të qëndruar në luftën paqësore në barrikada.

Në një postim të mëparshëm ai shkroi: “Unë besoj në drejtësi dhe ligj, por më shumë se çdo gjë në urtësinë, por edhe forcën dhe vendosmërinë serbe”.