Nga Shpëtim Axhami
PLL URON, GEZUAR FESTAT E FUNDVITIT!
PLL URON, GEZUAR FESTAT E FUNDVITIT!
VITI 2022, NJË VIT AKTIVITETESH POLITIKE DHE ARRITJESH PËR PARTINË LËVIZJA E LEGALITETIT.
Duke analizuar punen njëvjecare të saj, PLL uron gjithë shqiptarët, Gezuar festat e fundviti.
Përgjatë vitit 2022, me fillimin e tij e në vazhdimësi në punë e sipër për ne, nder të tjera mund të radhisim.
Fillimi i ri, Janari i vitit 2022 e gjeti PLL parti parlamentare pas 15-vitesh.
PLL tashmë ishte përqëndruar për një kahje tjeter politike dhe për një vend ndryshe ne spektrin e politikes shqiptare.
Pergjatë vitit 2022, kryesia e PLL dhe çdo strukture vertikale dhe horizontale, me intensitetin e punë e në një koherencë bashkepunuese u munduan të vazhdojnē punën për ridimensionimin e strukrurave tona me antaresime dhe prurje te reja.
Kryesia e PLL gjithashtu, eshte munduar dhe ka mbajtur kontakte të vazhdueshme udhëzues e konsultimi me çdo degë të saj në gjithë vendin.
Në mënyrë periodike, përgjatë vitit 2022 jemi munduar dhe kemi mbajtur qëndrimin tonë, me deklarata publike mediatike për çdo problem, shqetësim apo zhvillim në vend, rajon e më gjërë.
Për PLL, është dhe mbetet e rëndësishme, për vete atë që ajo përfaqëson si subjekt tradicional politik, perkujtimi dhe festimi i shumë datave të shënuara që na lidhin ne me historin tonë kombëtare, e sidomos atë mbretërore.
Prandaj për këtë jemi munduar të i përkujtojmë këto data, duke pasur një bashkëpunim korrekt institucional, jo vetëm për këto raste, me Oborrin Mbretëror, kuptohet kryesisht me Princin Leka II, si një lidhje organike mes dy institucioneve që ne pêrfaqësojmë.
PLL ka percjelle me shqetesim krizen ekonomike, politike e sociale ne vend.
Ajo ka mbajtur qendrim konseguent se kjo mazhorancê petfaqeson qeverisjen më të keqe pas viteve ‘90.
Ne kemi ngritur zerin dhe jemi prononcuar direkt me problematikat vjetore.
-Largimet masive, sidomos të rinisë dhe zbrazjes së vendit.
-Rritjes, sipas raporteve të ndërkombëtarve, të korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.
-Tendences per kapjen e sistemit drejtesise.
-Indiferncës dhe mos marrjes se masave nga ana e qeverisë për rritjen e pagave, kujdesit ndaj problematikave që u dolen gjate ketij viti fermereve, indiferences se saj per rritje të cilësisë ne sherbim, turizem , shendetesi e arsim
-Mos menaxhimi si duhet i krizës së krijuar pas luftes në Ukrain duke sjellë një rritje abuzive të çmimeve dhe nderkohe paketa ndihmese qeveritare ishte zero.
PLL ka shprehur në vazhdimësi shqetësimin e saj ndaj problematikave dhe situates në veri të Kosovës dhe së fundmi ndaj deklaratave të KM grek ne Himare.
Në lidhje me krizën politike opozitare dhe kryesisht atë brenda PD, me qendrimin tonë jemi munduar dhe kemi dëshiruar një bashkim dhe një forcim të kësaj force politike opozitare.
Ky funviti 2022, e gjen PLL nje forcë politike më të shëndoshë e më të sigurt në rrugën e saj drejt kauzës së saj mbretërore duke qenë fillimisht vitin që vjen pjesë e qeverisjes vendore.
Legalistet në këtë fund viti përfaqësohen jo me nje deputet si edhe nisi dhe ky vit, por me dy deputet, e kjo i bën ato akoma më këmbëngules e më të sigurt në konkurencën zgjedhore Maj 2023.
Sot, strukturat e PLL gjenden në punë e siper të pregatitjes së infrakstrukturës së domozdoshme, atë të perzgjedhjes se kandidaturave për të marrë pjesë ne zgjedhjet e vitit 2023 me objektiva arritëse më të qarta se kurre.
DUKE JU URUAR SUKSESE PËR ARRITJE NË VAZHDIMËSI…
Edhe njëherë Gëzuar festat e fundvitit duke besuar dhe shpresuar për një vit më të mirë e më të suksesshëm përgjatë vitit 2023
GEZUAR!
“ATDHEU MBI TË GJITHA”![🇦🇱](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t42/1/16/1f1e6_1f1f1.png)
![🇦🇱](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t42/1/16/1f1e6_1f1f1.png)
ps. Foto Album! Aktivitete 2022!