BallinaAktualitetQeveria gati legalizimet falas para zgjedhjeve, lehtësim procedurash dhe të kostove!

Qeveria gati legalizimet falas para zgjedhjeve, lehtësim procedurash dhe të kostove!

spot_img
spot_img

Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të ketë gati procedurat për lehtësimin e legalizimeve për disa kategori të popullsisë brenda katër muajve të parë të këtij viti, ose më saktësisht, rreth një muaj përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Projektvendimi është publikuar në Programin e Përgjithshëm analitik të Projektakteve për vitin 2023 të sapomiratuar nga Këshilli i Ministrave. Propozuesit e projektaktit janë Kryeministri, Zëvendëskryeministri dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës, në funksion të përmirësimit të punës dhe ecurisë së veprimtarisë së ASHK dhe detyrimeve që burojnë nga ligji nr. 20/2020.

Titulli i Projekvendimit është “Për rregullat e hollësishme për kalimin e të drejtës së pronësisë dhe regjistrimin e pasurisë së legalizuar, pagesën, çmimin favorizues, kategoritë e subjekteve që përfitojnë falje, si dhe përqindjet për zbritjet dhe përdorimit të bonove të privatizimit”, ndërkohë që në program përcaktohet se ai duhet të jetë gati brenda katërmujorit të parë të vitit.

Në rubrikën “Çështjet kryesore që parashikon të rregullojë projektakti” sqarohet se ato janë përcaktimi i rregullave, pagesës, çmimit favorizues, kategorisë së subjekteve që përfitojnë falje në momentin e kalimit të së drejtës së pronësisë nëpërmjet legalizimit.

Dokumenti sqaron se Projektakti Përputhet me programin politik të qeverisë 2021-2025 dhe konkretisht me kreun “Siguria e pronës” (faqe 47-48) dhe se Miratimi i tij është në funksion të zbatimit të Strategjisë ndërsektoriale “Reforma në fushën e të drejtave të pronësisë në vitin 2012-2020(kapitulli II).

Në fakt Ligji aktual për legalziimet e ndërtimeve informale ofron një seri lehtësish për disa shtresa të popullsisë, ndërkohë që duket se këtë vit Qeveria ka ndër mend të shtojë listën e përfituesve prej tyre./SCAN

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular