Tensione të reja janë shfaqur në detin Egje, ku një anije greke është “përplasur” me një anije turke.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, anija e rojes bregdetare të vendit të tyre po kryente një shërbim të urdhëruar për të identifikuar tre anije peshkimi turke në zonën detare në juglindje të Farmakonissi.
Ato thonë se një varkë patrulluese e Rojës Bregdetare është ngacmuar nga një mjet lundrues turk në det, gjatë orëve të mëngjesit të sotëm, teksa po kryente shërbimin e porositur për të identifikuar tre anije peshkimi turke në zonën detare në juglindje të ishullit Farmakonisi, brenda ujërave territoriale greke.
Mediat greke citojnë selinë e Rojës Bregdetare të ketë thënë se mjeti lundrues turk ka kryer manovra të rrezikshme me qëllim përplasjen e mjetit lundrues të Rojës Bregdetare.
Ekuipazhi i anijes së Rojës Bregdetare qëlloi me të shtëna paralajmëruese në një zonë të sigurt dhe anija turke u largua nga vendi i ngjarjes duke u nisur nga lindja drejt bregdetit turk.