Forcat speciale RENEA dhe policia kanë zhvilluar mesditën e sotme një aksion të befasishëm në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.
Sipas BW, bëhet fjalë për një operacion të befasishëm për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga policia të cilët dyshohet se fshihen në këtë zonë.
Në fotot e siguruara nga ky operacion duken forcat speciale të cilat ndalojnë automjetet në rrugë dhe nisin kontrollet.