Pas suksesit në shqip dhe turqisht, “Anja” e Ahmet Prençit shkon tek lexuesi rumun nga Oana Glasu

0
2145

Nuk do ta kishte imagjinuar suksesin e romanit të tij Ahmet Prençi teksa ka vendosur të marr një nisëm të tillë, të kujdesshme dhe profesionale siç di ai të shtrojë penën e tij. Ndoshta me modestinë që e karakterizon, z.Prençi të thotë se është përpjekur të bëj një punë të mirë për të sjell për lexuesin një botim të të shënojë diçka, porse ky sukses e ka surprizuar! Jo vetëm tek lexuesi vendas romani “Anja” i Ahmet Prençit ka gjetur vend, kjo e treguar dhe në shifrat e shitjes së librit, larg propogandës bajate siç ndodh rëndom në mjaft raste ku librave të ndryshëm iu bëhet reklamë e kontrolluar pushteti qoftë ky ekzekutiv apo mediatik, por jehona ka kapërcyer kufinjtë shtetërorë si në trojet shqiptare ashtu edhe për lexuesin në gjuhë të huaj. Tashmë romani “Anja” është përkhtyer në turqisht dhe gjendet në libraritë e këtij vendi.
Por, një rumune që e do dhe e zotëron shumë mirë shqipen pas ka mbaruar studimet në Universitetin e Tiranës Fakulteti Histori-Filologji dega Gjuhë-Letërsi, e do shumë Shqipërinë, është pazgjidhshmërisht e lidhur me letërsinë që i kapërcen kufinjtë e një gjuhe ka vendosur ta përcjellë tek bashkëqytetarët e saj rumunë “Anjan” e Ahmet Prençit përmes një përkthimi nga shqipja në gjuhën rumune në revistën ALTKULTURE.
Përkthyesja quhet Oana Glasu e cila ka një meritë të jashtëzakonshme të përcjelljes së autorëve shqiptarë në gjuhën rumune, por që përcjell më të mirët, ata që janë vlera të letërsisë shqiptare. Në këtë pikë Oana nuk bën asnjë kompromis!
Linku i Revistes dhe pjesa e romanit përkhtyer në gjuhën rumuna nga Orana Glasu

ALTCULTURE MAGAZINE●63●11/2022●Anja

Pjesa e romanit përkhtyer në gjuhën rumuna nga Orana Glasu

Nga dhoma e hotelit ku ishin, pamja që shtrihej përtej ballkonit të mahniste dhe të mbyste në blunë e një deti të qetë e të paanë. mëngjesi i asaj dite ishte i kthjellët, me ajër të freskët. Cicërimat e zogjve treteshin në zhaurimën e lehtë të valëve. Dielli shndriste si të ishte kulmi i sezonit të plazhit, ani pse fresku jashtë ndjehej kudo. e tregonin këtë dallgët e detit që me uturimën e tyre dhe me ashpërsi përplaseshin në bregun shkëmbor. Kur vinte perëndimi në mbrëmje, lëshonte mbi det dhe kudo mbi tokë fashat e tij të ngjyrave të ndezura, duke mbështjellë me zjarr gjithçka. Anja nuk mbante mend se në cilin kat ishin vendosur. As që e kishte patur mendjen kur u ngjitën nga recepsioni.

të dy, të mbështetur në krahët e njëri-tjetrit, po shikonin atë hapësirë të paanë, të bukur e shumë çlodhëse. “njëlloj si dashuria”, mendoi Antoni. edhe kjo ndjenjë e sapolindur, dukej e pafund, e bukur, shumë frymëzuese. me një dashuri të tillë të zjarrtë, ngroheshin jo një, por dy dete njëherësh, – tha me vete.

Anja dhe Antoni qenë akomoduar në njërin prej hoteleve të shumta që shtriheshin në gjatësinë e bregut të detit, qysh mbrëmjen e kaluar. Kishin kaluar një darkë shumë të shijshme në restorantin e hotelit, në hollin e tij buzë detit. Kishin pirë një shishe verë shumë të mirë italiane, shoqëruar me produktet e freskëta e të shijshme të detit. Më pas, ishin ngjitur në dhomën e tyre për të kaluar gjithë natën pothuajse pa gjumë. Si deti! Ishin dalldisur në atë dhomë të bollshme në një histeri të paprovuar sensuale. Nga puthjet e pakufi te zhveshjet e pakontrolluara, në një marrëdhënie plot pasion, epsh dhe ëmbëlsi. Kishin kaluar të gjitha rasat e sensualitetit. Kishin mbërritur në qiellin e shtatë të kënaqësisë me njëri-tjetrin. Tashmë ndodheshin të zhveshur e të mbështetur në parmakët e brendshëm të ballkonit dhe po shijonin atë bukuri të jashtëzakonshme nën përkëdheli e delir të veçantë.

Antoni ishte i lumtur me atë furtunë erotike që po e ringjallte, sikur po dilte nga deti në breg dhe sirena e detit e riktheu në jetë. Kishte kohë pa e provuar një kënaqësi të tillë seksuale. Prej disa kohësh po trembej me veten se mos po kalonte periudhën e klimaksit, periudhë kur pushon së vepruari aktiviteti seksual i mashkullit. Kjo mundësi dramatike, ky akt i kudo-ndodhur te meshkuj të moshës së tij, i kishte injektuar një trishtim të madh në vetvete. Por jo. Ai u dëshmua më mashkullor se asnjëherë dhe tregoi energji të fshehura që nuk e dinte se gjendeshin brenda tij.

Edhe Anja, nga ana e saj, ndjehej shumë e kënaqur dhe aspak e zhgënyer me shikimin e parë dhe me këmbënguljen për t’u lidhur me këtë burrë. Për të, ai dukej një partner i jashtëzakonshëm. Ëndrrat nuk e kishin zhgënyer. Anja kishte provuar një ndjesi të jashtëzakonshme në marrëdhënie me këtë njeri. Parandjenja se diçka e tillë do të ndodhte, lindi që në momentin e parë kur e pa në shëtitjen e vetmuar poshtë kalasë.

Fillimisht Antoni, pati shumë mëdyshje për këtë marrëdhënie, por tani ndjehej i plotësuar dhe i kënaqur me veten. Ndjente gatishmëri për të ecur përpara, qoftë edhe në fund të detit… Prej kohësh ai nuk kishte provuar një raport të tillë erotik. Sapo e kishte përgatitur veten dhe mendonte se këto histori nuk mund të përsëriteshin më kurrë. As nuk e dëshironte dhe as nuk donte të bënte prova me veten për të përjetuar më pas stresin e ndarjeve, histeritë e partnereve që e kishin transformuar në një paranojak, duke i krijuar edhe një lloj fobie dhe frike për aventura të tilla. Të gjitha këto, një puthje e Anjës, i rrëzoi përtokë. As që mendonte më për këto paranoja. Edhe për kompleksin e moshës që e vuante prej kohësh, por ja që tani, në krahët e Anjës, po lulëzonte sërish, me rrënjë e me degë. Historitë e tij të kaluara ishin të mjaftueshme për të qenë i matur në hapat e tij në raport me gratë.

U desh takimi me Anjën që ia rrëzoi të gjitha hamendjet, mëdyshjet dhe komplekset. Madje, ai po harronte të gjitha historitë e mëparshme. Ideja se nuk do të bënte më sprova dashurie, qe vyshkur dhe në horizont dukeshin sfida të tjera. I ishte gremisur keq dhe të vetmen mundësi kishte të mos mendonte fare për paktet me veten. E kishte menduar veten pa energji. E kujtonte veten të shteruar e nuk kishte më nerva as për angazhimin emocional, as atë nervor për të përjetuar marrëdhënie të tilla. Tashmë ai s’po mendonte se ç’mund të ndodhte kur të ndahej me Anjën. Për çudi, në këtë rast nuk i shkonte në mend ndarja. Nuk e dëshironte atë. Pas një nate të bukur, me akte plot afsh e pasion, ndjehej shumë mirë. I çliruar krejt nga vitet e gjata të vetmisë dhe heshtjes, nuk kishte as fobi, as frikë për të nesërmen. Ndjehej i çliruar dhe i freskët për ditën e re. Krenohej me veten në mënyrë të përmbajtur. Ai po kuptonte që jo vetëm nuk kishte shteruar, por përkundrazi ndjehej më i fortë, më i gatshëm dhe më i “uritur” për të filluar gjithçka nga e para. Ajo natë e bukur plot pasion dhe afsh dashurie ia përmbysi pesimizmin, që e mbante të pushtuar prej kohësh. Klimaksi i tij ishte larg ose nuk ekzistonte. Ajo marrëdhënie ia kishte rigjeneruar energjitë dhe po kuptonte më mirë se, pasiviteti i tij sillte më shumë dëme se kjo aventurë që po përjetonte tani.

Të përhumbur në krahët e njëri-tjetrit ishin mbështetur në parmakët e xham-ndarësit të ballkonit, duke shijuar panoramën e bukur të detit që shtrihej plot jetë poshtë tyre. Në ambientin e ngrohtë të dhomës, të dy po ledhatonin pjesët e trupit të njëri-tjetrit dhe, herë pas here, puthjet e gjata, i përhumbnin në ëmbëlsinë e kënaqësisë pa cak. Buzët e tyre ishin gati të plasariteshin nga përthithjet e gjata e të pakontrolluara. Këtë s’e kuptonin për momentin dhe as mendonin për pasojat që do të kishin më vonë. Mbase mund t’u plasnin buzët si nga një grip i rëndë. Kjo do të ishte e dukshme edhe për sytë e njerëzve. Anja, që dukej shumë e lumtur në krahët e Antonit, i tha:

– Zemër, je shumë i mirë! Je shumë i rëndësishëm për mua! Ç’do bëj unë kur të largohem? Do jesh një mungesë e pazëvendësueshme!

Antoni, me sytë e përhumbur në detin e paanë, të stërmadh e të pakonkurueshëm në hapësirë, dëgjonte i heshtur. Në moment pa një anije me vela, në të cilën ishte Anja duke u larguar, duke u përhumbur. Pas një pauze të shkurtër e hoqi vështrimin nga jashtë, ia drejtoi shikimin asaj dhe ngadalë iu drejtua:

–  Ti je një krijesë shumë e magjishme, Anja! Të dërgoi Zoti tek unë për të më thënë se unë jetoj, se mund të dashuroj përsëri. Ti më binde se jam në gjendje të dua përsëri. Do të thotë pra, se unë jetoj dhe jam i aftë të dashuroj, jam pra, akoma i zoti të dua. Të dua shumë! E kisha menduar të humbur këtë ndjesi. Ti ma solle këtë mrekulli, pa të cilën njeriu jeton kot, vepron si robot pa ndjenjën më të thellë njerëzore, që është dashuria. Mendoja se s’do të kishte më dashuri për mua. Mërmëriste sikur po i fliste vetes dhe jo asaj. Anja, ti më ktheve në jetë. Një jetë pa dashuri është e shteruar, e mbaruar. Njeriu kur s’ka më dashuri, është më mirë të vdesë. I tillë isha unë, Anja! Ti erdhe si nga qielli vetëm për mua. E kupton?! Po e kultivoja vetë këtë gjë, kisha kohë. Shumë kohë. Po e përgatisja veten që s’do të dashuroja më kurrë. Jo se s’doja, por sepse nuk mundesha. Kisha frikë… Dhe mosha ime, Anja është e madhe tashmë. Ti je e re, e bukur dhe plot energji e pasion. Nuk jemi njëlloj! Apo jo?!

I tha këto dhe sikur zbrazi vite të tëra në pak fraza të ndjera, të vërteta, të jetuara. Sikur i ishte larguar me vrap frikës se “ishte vetëm” dhe befas kishte provuar se ishte i gabuar. Madje jo vetëm i gabuar, por krejt papritur ishte takuar me një botë tjetër, pa anë e fund, si deti që vështron. Ndihej tjetër njeri dhe e gjitha kjo, falë asaj vajze nga Parisi. Kurrë nuk e kishte shkuar në mendje se një parisiene, aq çapkëne, aq e bukur dhe aq e brishtë, aq e pashoqe dhe e pakrahasueshme megjithë vajzat që kish njohur ai mesoburrë, do t’i rikthente rininë që ai e quante të humbur, të vdekur, të mplakur, të pafuqishme.

Ai dalldisej brenda vetes duke thënë: “Kaq ishte fati im… Kaq”. Iku dashuria si një ylber pas shiut… Bukur, plot ngjyra, por e pakalueshme, e paarritshme… Jo më kot ata, më të moçmit e fisit, bënin shakanë më të madhe për ne të rinjtë e kohës…

Shakaja e shekullit do ta quante Anton Hila. Ajo thënie aq e shkurtër, aq lakonike, “po kapërceve ylberin, ndërron seksin” ishte magjia e moshës. Ai përfytyroi një varg vajzash që vraponin të “kapnin ylberin” për ta kapërcyer dhe po aq moshatarë të tij me vrap drejt “kapërcimit të madh” që nuk ndodhi kurrë. Po kush ishte ai që shpiku këtë “vrap pa fund”? – pyeste Anton Hila. Në lartësitë e ëndrrës dhe fantazisë, ai luftonte mes të shkuarës dhe të tashmes. “Nuk mendoj për të ardhmen, se ajo vjen shpejt dhe më tremb…”, kujtoi një shprehje dhe sikur u shemb brenda vetes. Po ai, Anton Hila, çfarë po jetonte, të shkuarën apo të ardhmen? Të sotmen apo të nesërmen? Një përleshje kohore, një përleshje fantazmash mes tij dhe asaj që ledhatonte. “O Zot, kur krijove njeriun, pse e bëre kaq enigmë, kaq të frikshëm, kaq të palexueshëm? Pse”? Ishte duke jetuar një botë tjetër, një botë që nuk vdes, siç është sensi i dashurisë për mashkullin, “Do kisha vdekur pa provuar këtë mrekulli”, i tha vetes dhe iu kujtua Arizi, lypësi fisnik te stacioni i trenit në Tiranë. Ku do ishte ky njeri tani? A thua ende vërtitej rrugëve duke lypur, i mplakur dhe i mjerë, apo edhe ai kishte gjetur dashurinë e tij dhe ishte “ringjallur” si Antoni, që falë tij jeton këtë moment? Ah sikur të kishte një magji dhe ai të fluturonte drejt atij njeriu dhe t’i falte ç’të donte si falenderim për nderin që i bëri! Por ishte e pamundur. Ai mbase do kishte vdekur në vetmi dhe mjerim, duke i treguar vetes historitë e tij aq të dhimbshme. “Fate fate kjo dynja, fati fatit nuk i ngja”, i erdhi kjo thënie e urtë në mendje. Pastaj i hodhi një vështrim të ëmbël Anjës, si për të lexuar në fytyrën e saj efektin e fjalëve të tij, të thëna shpejt.

Anja e shikonte dhe besonte plotësisht çfarë po i thoshte ai. Mundohej të lexonte mendimet e tij. I dukej sikur ia dëgjonte edhe ato. Ajo kuptonte dhe besonte, sepse ai po i fliste me rrënjët e shpirtit të tij. Po fliste për vete dhe për atë. Ajo ishte tashmë e bindur se, çfarëdo që i thoshte ai, ishin fjalë të matura mirë dhe fjalë nga thellësia e shpirtit. Ai nuk gënjente. Për këtë, ajo ishte shumë e bindur. Edhe shumë e lumtur.

–  Po i dashur, të dëgjoj, të ndjej dhe unë të besoj plotësisht në ato që thua, – i tha dhe e shtrëngonte sa mundte në krahët e saj të njomë. E shikonte që ai po fliste, duke zbrazur dëshpërimin e tij që e kishte mbajtur gjatë në shpirtin e tij.

Afër mesditës, Antoni kishte mbetur vetëm në dhomë. Anja doli për të blerë disa gjëra të domosdoshme. Në bllokun e tij, që e mbante gjithmonë me vete në çantën e punës, hidhte shënimet që i vinin shpesh në mendje. Kur ajo u kthye, pa që Antoni sapo kishte shkruar diçka në një bllok me kapak të trashë, ngjyrë blu. Më pas, meqenëse ai e kishte lënë të hapur në tryezën e punës në suitën e bollshme, ajo arriti të lexojë këtë strofë nga një poezi e saposhkruar me stilolapsin jeshil:

“Ç’deshe që trazove një qiri, duke u shuar në agoni Dhe muzgun e ngrysur spërkate me dritë agimi, Vetëm mos më mallko së vonmi me maraz e dalldi Kur në shpirtin tënd të rëndojë pendimi”.

Ndonëse nuk i tha asgjë Antonit për ç’ka lexoi, Anja po i analizonte ato vargje interesante. Këto vargje tregonin atë që po përjetonte dhe gjendjen, në të cilën ndodhej në të vërtetë Antoni. Ishte përjetimi i tij i momentit derdhur në letër. Kuptimin e tyre ajo e kishte bluar në mendje tashmë, ndonëse duhej ende kohë për ta “përkthyer” në kuptimin e vërtetë që synonin ato vargje. Kishte lexuar gjithë këto ditë tipin, proekupimin, pengjet, dhe sinqeritetin e tij. Kjo e bënte atë më të dashur për Anjën. Ishin të dashuruar pa kushte. Ajo dhe pak kohë do ishte me atë dhe do ikte e, mbase, s’do ta takonte kurrë më Antonin. Ndjente një trishtim për këtë që do të ndodhte në mënyrë të pashmangshme. Edhe pse dëshironte me gjithë fuqinë e shpirtit që të ishte bashkë me të për gjithë jetën, përsëri ajo ishte përgatitur për të marrë një drejtim tjetër në jetën e saj. Ishte shpejt për të vendosur përfundimisht se ku do ishte finishi i saj dhe ku do të arrinte ajo pas tridhjetë apo dyzet vitesh. Nuk ishte në gjendje të jepte një përgjigje të saktë dhe ishte e papërgatitur ta mendonte këtë dhe, për më tepër as që dëshironte të mendonte për aq larg në kohë. Ajo donte të jetonte momentin, të kishte eksperiencat e saj rinore. Prioritet kishte të mbaronte plotësisht studimet e, pastaj, jeta e saj do të merrte rrjedhën e vet normale. E, në atë moment do të mendonte seriozisht për piketat e të ardhmes së saj.

Antoni, gjatë tri ditëve që qëndruan në atë hotel, në qytetin bregdetar, në kohën që pinte kafen e mëngjesit, për minuta të tëra fliste në telefon me bashkëpunëtorët e tij të kantierit. Puna vazhdonte atje, edhe pse duhej të pushonin për fundjavë. Ai konsultohej me stafin për çdo detaj, që lidhej me ecurinë e punës. Më pas, telefonin e tij e fuste në çantë dhe nuk merrej më me të. I përkushtohej plotësisht engjëllit që mbante në krahët e tij. Ndjehej i relaksuar nën përqafimin e ngrohtë të Anjës. Kjo i shkaktonte një ngazëllim të lexueshëm në fytyrë dhe në sy. Vetëm kur dilnin për ndonjë shëtitje ose për t’u ushqyer në restorantet përreth, visheshin dhe, sapo vinin në mjedisin e ngrohtë të hotelit, i hiqnin rrobat pothuajse fare dhe nuk reshtnin duke ledhatuar e përqafuar njëri-tjetrin.

Që në darkën e parë të kaluar së bashku në atë qytet, ku Anja refuzoi të flinin aty, Antoni nuk i kishte bërë ftesë për të qenë së bashku në krevat. Nuk e dinte si mund të reagonte Anja. Mbase sërish do t’i thoshte “jo” dhe kjo i vinte kapak bisedës për këtë qëllim. Anja e kuptonte më së miri këtë gjë dhe, pas dy takimeve që kishin patur në Drinas, ishte ajo që i pati propozuar Antonit:

–  I dashur, kur do ikim për darkë sërish në breg të detit? Aty ku ishim atë natë? Ishte shumë bukur atje!

–   Kur të duash, – i tha Antoni qetësisht, pa e vështruar në sy.

–  Do flemë atje? – pyeti Anja.

–   Si të duash, e dashur, – ia ktheu ai, pa i lënë shkas të mendonte se mund t’i kishte mbetur hatri për natën e parë që ishin dhe s’kishin fjetur.

Kur vendosën që do të iknin të nesërmen, Anja i kërkoi Antonit që, nëse nuk i prishej puna nga angazhimet në kompani, mund të qëndronin dy a tri ditë andej, meqë ishte fundjavë. Ranë dakord së bashku dhe ja tani ndodheshin në hotel e s’po kuptonin sa shpejt iknin orët e si po kalonte koha.

Sa herë që mbaronin së bëri dashuri, të dy me frymëmarrje të vështirësuar, pushtonin njëri- tjetrin e shkriheshin në përqafim. Antoni shikonte trupin e saj të lakuriqtë krejt të lëmuar, me forma shumë të rregullta, me këmbë të drejta e kofshë mjaft eksituese. Të pasmet e saj ishin të rrumbullakëta e të ngritura me forma të përsosura femërore. Mesin e kishte të hollë dhe barku nuk i dukej gjëkundi. Gjoksin e kishte të drejtë e të fortë si dy tullumbace të fryra në formë vezake, që, dhe kur shtrihej në një anë, i rrinin të drejta dhe nuk i vareshin. Qafa e saj e gjatë dhe e hollë mbante peshën e një koke hyjnore, me fytyrën e ëmbël dhe flokëve të zeza e të gjata që i  derdheshin mbi supe, duke i mbuluar qafën e gjatë dhe të bukur. Buzëqeshja e saj ishte e magjishme. Ajo lidhej ngushtë me rrezatimin e syve të thellë që të përpinin. Buzët e rregullta e goja e stërgjatur ia zbukuronin shumë buzëqeshjen. Kur qeshte i krijoheshin dy gropëza e bukura në të dyja faqet dhe i shfaqeshin dhëmbët e bukur si xhevahirë të bardhë. Ajo ishte një krijesë jo vetëm e bukur, por dhe e jashtëzakonshme. Antoni i vështronte me radhë të gjitha hiret e saj. Ishte krejt i marrosur dhe i zhytur kryekëput në përkushtimin ndaj saj. E përkëdhelte, e puthte gjithandej dhe i lëpinte qafën dhe gjinjtë e saj me butësi mëndafshi.

Ai e kuptonte më së miri çdo moment se kishte rënë në dashuri me këtë krijesë. Dashuria që përjetonte po e bindte atë që vendimi i marrë dikur të mbetej thjesht e vetëm një gabim. “Kurrë mos thuaj kurrë”. Kjo shprehje vlen më së shumti në dashuri. Kjo i ngulitej, pasi shikonte se edhe Anja ishte shumë e gëzuar. Edhe ajo e dashuronte. E shprehte këtë jo vetëm me fjalë. Më shumë se fjalët flisnin gjestet, përkushtimi dhe përkujdesja e saj.