Stadiume të reja?! Sabah Sheta: Në Krujë s’ka as terrene për stërvitje. Ja nevojat qytetare që “ulërasin”

0
309

Nga Sabah Sheta (Kryetar i degës së PD dhe kandidat për Bashkinë Krujë)
Po lexoja një postim të Presidentit të FSHF z.Armand Duka me kryeministrin Rama për disa stadiume që do ndërtohen në disa qytete të Shqipërisë dhe u çudita! Jemi shumë të kënaqur që po bëhen dhe t’i gëzojnë ato qytete në të cilat ky realitet do jetë i prekshëm. Por e vërteta është tjetër!
Ekipi i “Kastriotit” të Krujës është në ligën Abisnet Superiore prej 7 vitesh dhe nuk ka asnjë terren sportiv për stërvitje, e jo me stadium dhe ndeshjet i luan në Kamëz! Me preku ky postim ku ngritja e një stadiumi është normale në një shoqëri, por kur ke parasysh nevojat e njerëzve që ulërasin, ndërtimi i tij qytetarëve iu duket “luks”! Janë disa nga këto nevoja qytetare që do t’i rendis më poshtë për të cilat nuk është vënë dorë nga bashkia dhe as qeveria ndaj është emergjencë për ta, që të këto investime të shohin dritën e diellit, për të cilët angazhohem dhe unë si kandidat, por edhe në emër të PD!  Krutanët janë lënë në mëshirë të fatit që nga tërmeti i 26 nëntorit 2019! Sa herë ankohen në bashki, iu bëjnë presion duke iu kujtuar dhënien e qerasë dhe i përdorin njerëzit si t’i kenë ushtarë!
Me sa duket këta pushtetarë vendorë nuk e kuptojnë se ato lekë që japin nuk po i paguajnë nga xhepat e familjeve të tyre dhe kanë detyrimin të respektojnë qytetarët për kërkesat dhe të drejtat e tyre! Pushtetari ka detyrimin të mirë administrojë tarifat dhe taksat që Ne paguajmë, fondet që përdoren qoftë dhe në rastin e tërmetit sepse çdo e ardhur e arkëtuar vjen dhe do të vijë nga taksat e qytetarëve dhe biznesit, sot dhe mot, nga ne dhe brezat pasaardhës!
Një shqetësim ose makth shumë i madh qytetar është fakti që Kruja sot ka një rrugë hyrëse nëpërmjet Fushë-Krujës ku përballesh deri në 1 orë trafik, e në këtë mënyrë ngarkohet dhe qyteti Fushë-Krujës dhe bëhet e vështirë jetesa dhe për këto qytetarë!
Për turistët që vijnë në Krujë një herë, me infrastrukturën rrugore që ndeshen vështirë që do të rivijnë sërish, e kështu penalizohet dhe turizmi që është baza e të ardhurave të qyteti historik përmes emrit të së cilit “njihet” dhe Shqipëria.
Eshtë emergjente për Krujën, Malësinë, Niklën, Thumanën dhe Bubqin që të lidhen me rrugë të cilët mund të ndërtohen edhe me pak shpenzime në disa drejtime!
1. PD ka si prioritet mbylljen sa më parë e problemeve të tërmetit që është një problem madhor për familjet e bashkisë tonë!
2. Bërja jo me shumë se 9 km rrugë nga Kruja-Barkaneshi për në Kërcoj dhe të lidhet me rrugën e Niklës!
2. Ndërtimin me emergjencë të rrugës Krujë-Brret që lidh me rrugën e fabrikës çimentos për në Thumanë, gjithsej 6 km!
3. Priroritet është rruga turistike tjetër që i jep gjallëri dhe turizmit të Malësisë; rruga Kroi Madh-Bruz -Mal Rrëzë që lidhet me rrugën e Bovillës gjithsej 15 km, rruga e Mafsheqit me të cilën tallen prej 30 vitesh duke i hedhur vetëm me zhavor elektoral!
Do të ndërtohet një urë që lidh Sukth vendas me Bubqin! Pra, më ndërtimin e afër 35 km rrugë rurale lidhet i gjithë territori i bashkisë Krujë në çdo skaj të saj. Me kaq pak investime qytetarëve që vijnë për Krujë nga veriu kanë mundësinë të futen në Thumanë dhe për 14 km mbërrinë në qytetin tonë historik duke ju anashkaluar gangrenës së trafikut në Fushë-Krujë dhe anasjelltas qytetarët e Krujës për të shkuar për veri kanë një kalim shumë të qetë panoramik dhe shplodhës!
Dhe nga ana tjetër për ta lidhur me Niklën është një vend panoramik për investime strategjike turizmi dhe për 15 km mbërrin në rrugën Fushë Krujë -Tiranë! Rruga e Malësisë është një rrugë dhe një atraksion turistik i papërsëritshëm dhe vlerë për banorët e zonës vetëm 40 km nga Metropoli Tirana.