Në vitin 2023 WhatsApp vjen me një risi të re, që synon komunikimin edhe nëse shkëputet interneti.
WhatsApp sqaroi se do i lejojë përdoruesit të lidhen përmes serverëve proxy në mënyrë që ata të mund të qëndrojnë në linjë nëse interneti bllokohet ose ndërpritet.
“Lidhja përmes proxy ruan të njëjtin nivel të lartë të privatësisë dhe sigurisë që ofron WhatsApp”, thuhet në deklaratë.
Juras Juršėnas, nga proxy dhe kompania e mbledhjes së të dhënave në internet, tha për BBC News: “Për njerëzit me kufizime në aksesin në internet, siç ishte rasti me Iranin, përdorimi i një serveri proxy mund t’i lejojë njerëzit të mbajnë lidhje me WhatsApp dhe pjesën tjetër të interneti falas dhe i pacensuruar.”