Një autobus me mërgimtarë nga Kosova është sonte sulmuar rreth orës 22:30 në kryeqytetin e Serbisë
Xhami i autobusit është thyer me mjete të forta në autostradë afër Beogradit.
Xhami i autobusit është thyer me mjete të forta dhe tashmë janë ndalur në autostradë për të arritur policia.
Nga ngjarja mësohet se nuk ka persona të lënduar, ndërsa më shumë njerëzit janë trembur.
Incidenti i sotëm vjen pas plagosjes së dy serbëve një ditë më parë në Shterpcë, Kosovë dhe pas tensioneve disa ditore me barrikadat.