BallinaLifestyleDevis Xherahu bën rrëfimin prekës për humbjen e të atit: E kam...

Devis Xherahu bën rrëfimin prekës për humbjen e të atit: E kam peng vdekjen e tij, ndoshta ia shkaktova unë për shkak se…

spot_img
spot_img

Këngëtari Devis Xherahu ka bërë një rrëfim prekës në lidhje me humbjen e të atit. Ai thotë se kishte trashëguar ëndrrën amerikane prej tij.
Xherahu është shprehur në një intervistë TCH se pasi ka bërë turneun në 9 shtete të Amerikës i ka rrëfyer të atin aventurën.
Më tej, thotë ai, është larguar drejt Tiranës dhe marrë një telefonatë nga e ëma e cila i ka dhënë lajmin e hidhur për vdekjen e babait.
“Më ngacmove aty ku më dhemb. Ka qenë viti 2007 isha në një turne në Amerikë, unë trashëgova ëndrrën amerikanë nga babi im, pasi bëra turneun në 9 shtete të Amerikës dhe dy të Kanadasë, bij në Korçë më priste babi, i tregova për Amerikën dhe ai u emocionua pa masë, pimë verë atë ditë, morëm kitarën dhe kënduam, ëndrra re tij u bë realitet dhe ai ishte i ngopur.
Po shkoja në Tiranë se kisha një koncert he sa afrohem tek Sheshi Skënderbej më mori mamaja në telefon dhe më tha na la babai, e mbylla telefonin dhe thashë çfarë ndodhi ai ishte në rregull, kishte shkuar të luante bilardo dhe ty e la zemra. E kam një peng se ndoshta edhe emocioni i bukur ndikon tek njerëzit dhe ëndrra që kishte ai për Amerikën ndoshta i dhashë një gëzim më shumë sa çfarë mbante zemra e tij”, u shpreh Devis Xherahu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular