Konkurrentja e Big Brother Vip Albania Efi ka rrëfyer historinë e shkuar të dashurisë që për shume vite ishte kthyer në lidhje toksike duke e izoluar edhe nga familjarët e saj.
Efi tha se ishte dashuruar në moshë shumë të vogël dhe më pas kishte marrë vendimin për t’u zhvendosur në Zvicër pranë partnerit pa miratimin e prindërve. Por realiteti atje nuk kishte ai që kishte ëndërruar.
Pasi ka nisur bashkëjetesën, Efi u shpreh se dilte në orare të caktuara dhe ishte gjatë gjithë kohës në kontakt me ish partnerin ndërsa ai i kishte kufizuar edhe takimet me familjarët.
“Unë u dashurova me dike në moshë të vogël , aq shumë sa në 2016 shkova në Zvicër, u bëra prona e tij nuk dilja më nga shtëpia, dilja vetëm 1orë e 30 minuta. Më bënte mos ta doja veten , derisa arrita mos ta shihja veten ne pasqyrë. Derisa arrita që kur ai gabonte të kërkoja falje. Familja ime e vuante shumë . Në heshtje kam tentuar vetëvrasjen.
Më këshillonin por nuk dinin më shumë se aq. Dhe pasojat e kësaj gjëje më janë larguar shumë vonë, vura atë para nënës time, se ai më ndalonte të dilja me nënën time, kërkoj shumë falje, për të gjitha këto. Jam pishman për vitet që i humba vetes time, por unë kam një familje të mrekullueshme, e kam kuptuar vlerën tuaj, nuk e imagjinoj dot veten pa ju. Më falni, do përpiqem t’ju bëj krenarë!”, u shpreh ajo.
Efi deklaroi se sot e ka hedhur pas krahëve këtë histori, dhe aktualisht ka nisur të njohë një djalë duke i dhënë vetes një mundësi për të qenë sërish e lumtur.
“Tani ndihem më e lehtë për ta treguar, prandaj shigjetën e rrita në 2023. Sot ndihem mirë që e flas , nuk e bëj për keqardhje, por sepse dua të dëgjojë çdo kush që është në këtë situatë, doja të jepja një mesazh për këdo që më dëgjon. Kam lënë një njohje jashtë, tani ai këtu mund të më njohë, dhe nëse do i pëlqejë mirë”, deklaroi Efi.