Sipas një sondazhi të ri të kryer nga Këshilli Atlantik, Rusia mund të mos mbijetojë në dekadën e ardhshme.
Një sondazh me 167 ekspertë, të cilët ndanë njohuritë e tyre se si mund të duken gjeopolitika, lëvizjet sociale dhe politike dhe fusha të tjera në 10 vitet e ardhshme, i kanë thënë thinktank-ut se Rusia është në rrezik të mos mbijetojë në gjendjen që është aktualisht.
Sondazhi zbuloi se 40% e ekspertëve parashikuan se Rusia do të shpërbëhej brenda një dekade, deri në fund të vitit 2033 “për shkak të revolucionit, luftës civile, shpërbërjes politike ose ndonjë arsye tjetër”.
Ndërkohë, 46% e të anketuarve prisnin që Rusia ose të bëhej një “shtet i dështuar” brenda një dekade ose “të shpërbëhej” deri në vitin 2033.
Këshilli Atlantik tha gjithashtu se optimist për shpërbërjen e Rusisë ishin veçanërisht europianët, me 49% të tyre që parashikonin një ngjarje të tillë.