Hugo Lloris i jep fund aventurës 14-vjeçare me Kombëtaren e Francës. Portieri 36-vjeçar i Tottenham largohet nga “gjelat” me një Kupë Bote dhe pas finales së humbur në Doha kundër Argjentinës.
Me 145 ndeshje që prej vitit 2008 Lloris është njeriu që ka regjistruar më shumë se askush tjetër ndeshje me fanellën e Francës. Ai ka humbur edhe një finale të Euro 2016 ndërsa fitoi Ligën e Kombeve 2021.
Lloris u bë kapiten i Francës në vitin 2010 dhe emri më i mundshëm për ta pasuar në portë është Mike Maignan.