Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur pak më parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
Mësohet se Mediu është ftuar nga prokurorët të paraqitet në ambientet e SPAK ku do t’i komunikohen dy akuza. Akuzat që rëndojnë mbi të janë ato të “shpërdorimit të detyrës” dhe të “shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim” me kuadrin komandues ushtarak.
Pas këtij momenti dosja do t’i dorëzohet për shqyrtim paraprak Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit.
Më 15 mars të vitit 2008 rreth orës 12:05, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një fabrikë për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona që punonin atje, mes tyre edhe fëmijë. Veç viktimave, shpërthimi shkatërroi mijëra banesa e biznese.