Mbreti i fundit i Greqisë, Konstandini II, ka vdekur në moshën 82-vjeçare.
Ai ndërroi jetë në një njësi të kujdesit intensiv në një spital privat në Athinë, raporton Associated Press.
Konstandini II u ngjit në fron në vitin 1964 gjatë një periudhe të trazuar në historinë greke që kulmoi me një grusht shteti ushtarak tre vjet më vonë.
Ai shpejt u detyrua të ikte jashtë vendit pas një kundër-grushti të pasuksesshëm. Monarkia u shfuqizua në vitin 1973.
Konstandinit II më vonë iu hoq shtetësia greke. Ai ishte i martuar me Princeshën Anne-Marie të Danimarkës. Çifti kishte pesë fëmijë.
Në vitin 2002, ai dhe anëtarët e tjerë të familjes morën dëmshpërblim për pronat qw kishin pasur në vend.