BallinaKronikeSPAK mbyll hetimet për Gërdecin, merr të pandehur për dy akuza Fatmir...

SPAK mbyll hetimet për Gërdecin, merr të pandehur për dy akuza Fatmir Mediun. Ish-ministri: Më është prezantuar i njëjti fashikull

spot_img
spot_img

GERTA SHENA/ Pas 15 vitesh nga ngjarja e rëndë e tragjedisë së Gërdecit, pasi ai është hetuar me të njëjtën akuzë edhe më herët, Fatmir Mediu ditën e djeshme është marrë i pandehur

Ndaj tij janë lëshuar dy akuza, ndërkohë që ai vetë në dalje nga Prokuroria ka theksuar se akuzat janë politike. Kështu ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Prokuroria e Posaçme SPAK mbylli hetimet për çështjen delikate të “Gërdecit”. Ai është thirrur ditën e djeshme në Strukturën hetimore SPAK për t’i komunikuar dy akuzat, për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre në kuadrin ushtarak.

Brenda 10 ditëve dosja do të shkojë në GJKKO që të shqyrtohet, ndërsa Mediu tashmë është i pandehur. SPAK hetoi përgjegjësinë e ish-ministrit në ngjarjen tragjike të marsit të vitit 2008, ndërsa e regjistroi si procedim penal në tetor të vitit 2021. Procedimi penal u regjistrua për veprat penale: “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak, kuadër komandues. Kjo lëvizje e SPAK erdhi, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit, GJKKO, në 24 shtator të 2021-shit riktheu për hetim në SPAK dosjen e “Gërdecit”.

Në vendimin e Apelit të GJKKO-së thuhej se çështja nuk është gjykuar dhe se heqja e imunitetit të Mediut i hap rrugë procesit për rihetim. Mediu ishte një nga të akuzuarit për shpërdorim detyre për ngjarjen e vitit 2008 ku Shqipëria u trondit nga shpërthimi i një depos. Kujtojmë se më 15 mars të vitit 2008 rreth orës 12:05, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një fabrikë për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona që punonin atje, mes tyre edhe fëmijë. Veç viktimave, shpërthimi shkatërroi mijëra banesa e biznese.

DEKLARATA E ISH-MINISTRIT

Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes i vënë nën akuzë për shpërdorim detyre nga SPAK për Gërdecin, tha se motivi është politik dhe se ai është i pafajshëm, pasi sipas tij nuk ishte urdhri i ministrit që shkaktoi tragjedinë. “Më është prezantuar i njëjti fashikull, e njëjta akuzë si në 2009, pa shtuar asnjë dokument dhe as provë shtesë, akuzë për shpërdorim detyre, kam kërkuar që të pyetem, nuk jam pyetur asnjëherë. Shpresoj që të merrem në pyetje

Motivi politik është në akuzë, nuk është urdhri i ministrit që ka provuar problemin, çdo letër që kam nxjerrë ka ardhur nga pjesa civile dhe ushtarake. Akuzën nuk e pranoj, jam i pafajshëm, demontimi është çështje sigurie kombëtare”, tha Fatmir Mediu pas marrjes në pyetje nga SPAK. Mediu tha se nuk ka pasur asnjë kontakt me firmën amerikane që merrej me demontimin e armëve dhe se është i gatshëm të përgjigjet për çdo germë të firmosur.

“Është e qartë se nuk kam asnjë lloj dijenie as nuk e di se kush ka firmosur. Nëse do të më gjenin një marrëdhënia timen me këtë çështje gjithë përgjegjësin e marr unë. Nuk kam pasur asnjë lloj kontakti me firmën amerikane që merrej me demontimin. Këtu ka shumë çështje që vlerësohen nga unë në mënyrë subjektive ju si gazetare gjeni objektivitetin. Unë u njoha me aktet dhe jam i gatshëm që në çdo kohë që të më thërrasin të përgjigjem për çdo germe që kam firmosur. Kam shpresuar se do të ketë drejtësi”, shtoi Mediu. Në fakt, në lidhje me ngjarjen e rëndë të Gërdecit, disa herë familjarët e viktimave u janë drejtuar Prokurorisë për të rihapur hetimet por deri dy vite më parë nuk u bë e mundur, kohë kur Apeli i GJKKO-së vendosi të rishihej sërish dosja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular