Kristjan Asllani ka qenë regjisori i Interit për 120 minuta në mbrëmjen e djeshme, në një sfidë jo pak të komplikuar për të tijtë, ku është vlerësuar si një nga futbollistët më të spikatur te zikaltërit
Mesfushori shqiptar ishte i saktë në masën 96% për sa i përket pasimeve të tij dhe luajti një rol të rëndësishëm me topat e gjatë që hapte për shokët e skuadrës. Prej tyre patën zanafillën edhe dy golat e përmbysjes së Interit. Një mbrëmje pozitive e Asllanit, që i dha sinjalin e duhur Inzagit, teksa shpreson të fitojë rolin e titullarit te zikaltërit.
PANORAMASPORT.AL