BallinaKronikePanik në qendër të Londrës/ Një person qëllon me armë zjarri, 4...

Panik në qendër të Londrës/ Një person qëllon me armë zjarri, 4 të plagosur, mes tyre një vajzë e mitur

spot_img

Një person ka qëlluar me arme zjarri pranë një kishe në qendër të Londrës. Tri gra dhe një vajzë shtatëvjeçare kanë mbetur të plagosur.

Policia njoftoi se të shtëna nga një automjet në lëvizje janë qëlluar teksa po mbahej një varrim në St. Aloysius në Euston, shkruan BBC.

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur tre gra të moshës 41, 48 dhe 54 vjeç dhe një vajzë shtatëvjeçare. Sipas informacioneve fillestare, 48-vjeçarja ka pësuar dëmtime të rrezikshme për jetën, ashtu sikur edhe vajza shtatëvjeçare. Dy gratë e tjera janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen një numër i madh i efektivëve të policisë. Hetimet operative vijojnë, rrethanat e ngjarjes janë ende duke u zbardhur. Deri më tani askush nuk është arrestuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular