Një anije mallrash është përfshirë nga flakët në Portin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa sipas News24 bëhet fjalë për anijen “Kledes Mary”, e cila shërbente për transportin e mallrave.
Ende nuk është e qartë nëse në anija ishte e ngarkuar apo bosh, por ende vijon operacioni për shuarjen e flakëve.