Duket se qyteti i Shkodrës nuk po gjen qetësi. Tashmë në shënjestrën e kërcënimeve dhe të mesazheve janë vënë oficerë të Policisë e ditën e djeshme ai që drejton sektorin e Policisë Kriminale në komisariatin e kësaj policie
Një akt i rëndë dhe i paprecedentë, ku mësohet se një person apo disa persona ende të paidentifikuar kanë hedhur një sasi lëndë shpërthyese në banesën e kreut të Policisë duke i tronditur.
Ngjarja ka ndodhur në të zbardhur, ndërkohë që si vetë shefi i policisë, ashtu edhe familjarët e tij, kanë bërë me dije se nuk kanë asnjë problem e për pasojë dyshimet i kanë se ngjarja ka ardhur si pasojë e detyrës së djalit. Policia ka nisur menjëherë hetimin e ngjarjes duke u bazuar në pamjet filmike dhe në dëshminë e familjarëve të shefit të krimeve.
Nga të dhënat e mëvonshme u mësua se në fakt është bërë e mundur të fiksohen pamjet e një personi teksa ka shënjestruar me lëndën plasëse banesën e familjes së Pllumb Shpatit.
Por pas një moti verifikimesh ende nuk është shkuar te ndonjë person i dyshuar. Sipas të dhënave bëhet me dije se Policia ka marrë edhe pamjet e disa bizneseve dhe të banesave në rrugën që ka ndjekur autori duke bërë të mundur kështu gjurmimin e tij, por pa deklaruar asgjë nga të gjitha veprimet hetimore të ditës së djeshme.
NGJARJ
Familja Shpati është zgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga një shpërthim i fuqishëm në banesën e tyre.
Një sasi lënde eksploziv është vendosur në banesën e Pllumb Shpatit, shef i krimeve në Komisariatin e Shkodrës rreth orës 03:50 në lagjen Dobraç, në periferi të Shkodrës, duke shkaktuar dëme të shumta materiale në dyer, mure, dritare si dhe në automjete. Pllumb Shpati bëhet me dije se jetonte në një vilë 3-katëshe së bashku me familjet e 2 vëllezërve të tij. Në total në familje janë 17 anëtarë.
I pari që u prononcua për mediat ishte Gjergj Shpati, i ati i shefit të krimeve në policinë e Shkodrës. Babai u shpreh se familja e tij nuk ka asnjë konflikt dhe se sulmi ka ardhur për shkak të detyrës. I moshuari u shpreh gjithashtu se dëmet materiale janë të shumta dhe se shpërthimi ishte shumë i fuqishëm.
Ai kërkoi nga shteti të vijonte me hetimet. Në dëshminë e 49-vjeçarit Pllumb Shpati nuk ishte dhënë asnjë detaj konkret, pasi ky i fundit nuk kishte asnjë dyshim se nga kush mund t’i kishte ardhur sulmi. Sidoqoftë, për blutë e Shkodrës ka një shans për identifikimin e autorit falë disa kamerave të sigurisë në hyrje të lagjes Dobraç. Kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin që iu afrua banesës së shefit të Krimeve, Pllumb Shpati, për të vendosur sasinë e tritolit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:50 në lagjen Dobraç. Në lidhje me shpërthimin me tritol në banesën e shefit të krimeve në Policinë e Shkodrës, Pllumb Shpati ka thënë për grupin hetimor se s’ka konflikte me askënd. Po të njëjtit version i ka qëndruar edhe i ati, i cili ka bërë me dije se gjithçka ka ndodhur nga detyra e të birit.
Për shkak të detyrës e ka cilësuar i ati i shefit të Krimeve në Shkodër, Pllumb Shpatit, motivin e shpërthimit në banesën e tij pak para se të zbardhej. Gjergj Shpati, në një prononcim për mediat, shprehet se dëmet janë kudo në dyer, dritare e fasadë. Në banesën e Pllumb Shpatit jetonin 3 familje, 17 anëtarë. Babai i tij thotë se nuk kanë asnjë konflikt dhe se së fundmi djali i tij nuk ka pasur asnjë kërcënim.
“Kam dalë dhe kam dëgjuar krismën, kam dalë dhe e kam parë. Ne jetojmë këtu 3 familje, ishte i fuqishëm, të kallëzojnë vetë shikoni dëmet. Ka dëme në dritare, dyer, fasadë… S’e dimë nga erdhi, se priti kush. Nuk e dimë, ishim në gjumë. Po për shkak të detyrës se ne s’kemi ngatërresa, si kam kujt borxh, as më ka”, tha Gjergj Shpati për mediat lokale të qytetit verior.