BallinaAktualitet“E kam babin gjallë”- Kejvina kërcënon Luizin në emision: Mua tipat si...

“E kam babin gjallë”- Kejvina kërcënon Luizin në emision: Mua tipat si ky më mbajnë çantat jashtë shtëpisë, nuk meriton as të marrë frymë

spot_img
spot_img

Debati në Big Brother Vip Albania mori përmasa të tjera mbrëmjen e djeshme teksa Luizi dhe Kejvina po përplaseshin me njëri tjetrin.

Gjatë gjithë mbrëmjes, Kejvina po sulmonte këngëtarin për mënyrën se si ai i drejtohet banorëve të tjerë. Ndërkohë në një moment ata patën edhe një replikë mes tyre, ku Kejvina tha se Luizi nuk meriton as të marrë frymë, duke i përmendur edhe të atin

“Mos harro se unë e kam babain gjallë, nuk më ka vdekur. Se je dhe pisanjos. Fle me këpucët te hunda, me çorape. Nuk më intereson fare. Nuk ka shans jo Luizi por 100 Luiza bashkë. Të jem jo në tv, por në qiell. Tipat si ky mua më mbajnë çantat jashtë. Ta marrin si të duan nuk më intereson fare.

Të arrijë deri në këtë pikë nuk meriton as të marrë frymë. Ky është shembulli më i keq i shoqërisë. Nëse kjo situatë tejkalohet unë urgjent me keqardhjen më të madhe largohen nga emisioni direkte. Të më vijë një copë njeri me dy sy këtu, nuk më intereson fare”, u shpreh Kejvina.

Nga ana tjetër Luizi shpjegoi arsyen e këtij reagimi për shkak të shpërthimeve të herëpashershme të modeles në drejtim të tij.

“Që kur kemi filluar Kejvina është e vetmja që shpërthente ndaj meje, duke i parë këto, nuk ja kam kthyer asnjëherë. Tani e mbushi kupën , se flet kudo.Ajo që them është kjo. Ajo tha ai vjen për të qep a për të shkepur, i thashë varet a je e qepur ti”, tha ai ndërkohë që Arbana i paralajmëroi të dy që të mos përdorin më këtë gjuhë në program.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular