Kejvina dhe Luizi janë përplasur në një debat të fortë sonte në spektakël, pas një komenti nga ky i fundit.
Modelja është ndierë e ofenduar nga komenti i këngëtarit duke e cilësuar këtë të fundit si shembulli më i keq i njeriut në shtëpinë e BBVIP, ndërsa tha se nëse debati vazhdonte ajo do largohej nga shtëpia.
Pjesë nga debati:
Kristi: Njerëz pa pikë personalitet!
Kejvina: Kjo është normale, ja ta tregojë Luizit
Luiziz: Ajo më tha që vetëm kostumin ke të bukur.
Kejvina: Ky është limiti, shembulli më i keq i njeriut në shtëpi, nëse kjo situatë tejkalohet, unë largohem direkte nga emsioni. Si thotë ky qepe
Tea: Unë nuk e di si e mban publiku këtu!
Arbana: Ju lutem, se jeni shembull, jini të sjellshëm. Kejvina e kuptoj që ai të ofendoi, por s’mund të përgjigjësh kështu me ofendime!
Kejvina: Unë i kam dalë përballë fytyrave si Luizi, nuk e toleroj këto!