ejvina dhe Kristi janë një nga dyshet më të përfolura brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ky i fundit e ka nisur ditën duke provokuar modelen
Ndërsa ishte shtrirë në krevat, ai i kërkoi disa herë Kejvinës që t’i dhuronte një puthje. Por modelja dhe pse e ka shprehur disa herë se ka një pëlqim ndaj Kristit, nuk ia dha puthjen por e kafshoi në qafë.
Ngacmimet u pasuan me të qeshura dhe provokime dhe nga banorët e tjerë
Por, duket se Kejvina është e vendosur ta bëjë për vete. Modelja ka shkaktuar humor me veprimet e saj ndaj Kristit disa ditë më parë ku i ka hyrë në shtrat gjatë natës. Ajo ishte në përpjekje për t’i bërë një lojë, por pasi pa që nuk e kishte arrirë qëllimin e saj, tha që Kristi nuk ia vlen. “Më fal se paskam ngatërruar shtrat, nuk është shtrati im”.
Megjithatë, Kejvina duket e vendosur për të fjetur me Krist Aliajn në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.Gjatë gjithë kohës, ajo ka vijuar me ngacmime ndaj Kristit. “O do fle me ty sonte, o ti nuk do flesh fare, o do flemë bashkë, ose do rrimë zgjuar”, tha modelja.
Nga ana tjetër, Kristi iu përgjigj ftohtë kësaj ftese: “Po mirë, nuk po fle fare!”. Ajo që duket si lojë brenda shtëpisë, jashtë perceptohet se në fakt modelja e pëlqen Kristin dhe ka nisur ta joshë atë.
Ndërkaq, modelja nuk i ka ndalur edhe provokimet e drejtpërdrejta ndaj tij “Dua edhe salsiçe…”, tha Kejvina gjatë bisedës me banorët, batutë që ka shkaktuar shumë të qeshura mes tyre.