BallinaKronikeVjedhja e 120 mijë eurove nga shtëpia e Alda Klosit/ Dëshmojnë edhe...

Vjedhja e 120 mijë eurove nga shtëpia e Alda Klosit/ Dëshmojnë edhe të tjerë që punësuan pastruesen Rozeta Dobi! Prokuroria urdhëron kontrolle në banesat e…

spot_img
spot_img

Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për të zbuluar se kush është pronari i shumës prej 404 mijë eurosh që u zbuluan në tubin e aspiratorit në shtëpinë e pastrueses Rozeta Dobi, e cila përfundoi në pranga bashkë me të birin Havierin, për vjedhjen e shtëpisë së Alda Klosit, ish-shefe e kabinetit të ish- zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj.

Në celularin e të dyshuarës janë zbuluar edhe zyrtarë të tjerë, por edhe qytetarë të thjeshtë, shtëpitë e të cilëve Dobi i pastronte prej kohësh, të gjitha ata janë thirrur në organin e akuzës, dhe disa prej tyre kanë deklaruar se janë vjedhur vetëm bizhuteri, ndërsa të tjerë kanë deklaruar se në banesat e tyre nuk është marrë asgjë.

Pastruesja Dobi ka pranuar se ka vjedhur shumën prej 120 mijë eurosh në shtëpinë e ish-zyrtares Klosi, ndërsa ka mbyllur gojën për të rrëfyer se kujt i përket shuma e majme e parave që u zbulua pas përgjimit ambiental të nënë e bir.

Prokuroria e cila po heton krahas vjedhjes edhe për veprën penale të pastrimit të parave, ka urdhëruar kontrollin e disa banesave, ndërsa pret përgjigje nga bankat e nivelit të dytë, për të parë nëse e dyshuara dhe i biri kanë llogari bankare dhe sa është shuma në këto llogari.

Ndërsa është kërkuar informacion në banka, por edhe në Kadastër, për llogaritë bankare dhe pasuritë që zotëron Alda Klosi, por edhe zyrtarë të tjerë në shtëpitë e të cilëve punonte si pastruese Rozeta Dobi. Kjo e fundit, po mbahet nën masën e arrestit me burg bashkë me të birin 21-vjeçar Havier Dobi, i cili shfaqte luks në rrjetet sociale, pasi kishte shpenzuar shuma të mëdha parash nga ato që kishin vjedhur në banesat e zyrtarëve.

49-vjeçarja është e vetmja, që mund të hedhë dritë mbi misteret e kësaj ngjarje dhe të sqarojë se kush është pronari i shumës së majme, por ajo ka refuzuar të flasë, edhe pse prokuroria i ka ofruar lehtësi në dënimin e të birit, nëse ajo bashkëpunon./ Marrë nga BW

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular