Dhunohet një mësues i edukimit fizik në Tepelenë. Kleant Laçi është dhunuar nga disa përsona ende të paidentifikuar pak minuta më parë.
Arsimtari i shkollës 9-vjeçare të qytetit është shoqëruar në spitalin e Gjirokastrës për ndërhyeje kirurgjikale nga familjarët, të cilët po ashtu kanë njoftuar policinë.
Sipas informacioneve të siguruara, arsimtari është thirrur nga tre persona të cilët kanë dashur ta sqarojnë për një bisedë me të dhe më pa e kanë dhunuar në mënyrë barbare.
Plagët e marra në trup janë përqendruar kryesisht në kokë, fytyrë dhe pjesën abdominale.
Ai është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorëve.