BallinaSportFinalja e Superkupës, zbulohet gjyqtari që do të vendosë drejtësi në derbin...

Finalja e Superkupës, zbulohet gjyqtari që do të vendosë drejtësi në derbin Milan-Inter

spot_img
spot_img

Të mërkurën në mbrëmje Milani si kampion Italie do të përballë triumfuesit e një sezoni më parë të Kupës së Italisë, Interin në finalen e Superkupës, që këtë vit do të rikthehet të luhet në Rijad, në Arabinë Saudite.

Trofeu i parë i sezonit i gjen skuadrat në momente të ndryshme, me momentin e zikaltërve që është tejet më pozitiv se ai i kuqezinjve që kanë përjetuar në harkun kohor të 8 ditëve dy barazime absurde në kampionat me Romën e Leçen e mes tyre edhe skualifikimin nga Kupa e Italisë pas 120 minutave nga Torino.

Ndërkohë së fundmi bëhet me dije se Fabio Mareska do të gjykojë finale e Superkupës mes rivalëve të Milanos.  Arbitri 41-vjeçar i lindur në Napoli nuk ka arbitruar kurrë një finale të Superkupës së Italisë më parë, por është një gjyqtar me përvojë në Serie A. Sezonin e kaluar, Mareska drejtoi 16 ndeshje të Serisë A, duke dhënë 75 kartonë të verdhë, tre të dytë të verdhë, dy të kuq dhe gjashtë penallti. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular