BallinaKronikeNga sulmi ndaj menaxherit, tek sherri me policët/ Shqiptari bën "lëmsh" gjithë...

Nga sulmi ndaj menaxherit, tek sherri me policët/ Shqiptari bën “lëmsh” gjithë Parmën, por përfundon keq

spot_img
spot_img

Një 50-vjeçar shqiptar në Itali është arrestuar pasi sulmoi një menaxher bari dhe ofendoi klientët brenda.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Parma, ku shqiptari pasi sulmoi menaxherin e barit, ofendoi dhe klientët. Por në përpjekje për t’u larguar, ai rrëshqiti dhe u rrëzua në tokë duke marrë gërvishtje dhe mavijosje në fytyrën e tij.

Me mbërritjen e policëve në lokal, shqiptari i cili ishte dhe i alkoolizuar u nervozua edhe më shumë, u bë dhe më tepër agresiv duke iu kundërvënë dhe atyre.

50-vjeçari u vu në pranga, por gjatë rrugës për në komisariat ai filloi të godiste me shkelma xhamin e pasëm të mjetit. Pa dokumenta, ai fillimisht nuk pranoi të jepte emrin e tij. Vetëm më vonë u zbulua se ai ishte me banim në Parma, por pa banesë fikse, i parregullt në zonë dhe me precedentë penalë për rezistencë, kërcënime ndaj një zyrtari publik. Gjatë marrjes në pyetje ai tentoi të hidhej pas murit dhe ta godiste me kokë, por u neutralizua.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular